Messi: Nuk më pëlqejnë krahasimet

Sporti

Messi: Nuk më pëlqejnë krahasimet

Më: 8 janar 2013 Në ora: 14:51

Si ai askush tjetër më parë, u nderua për herë të katërt me çmimin më prestigjoz në nivelin individual, por suksesi nuk e ndryshon, Messi mbetet Messi, i përulur, i thjeshtë dhe me mendjen te ndeshja e radhës. Në përfundim të ceremonisë ku iu dorëzua “Topi i Artë”, argjentinasi më shumë se për lavdinë, mendon për të ardhmen. “Sigurisht që jam shumë i lumtur dhe mendoj se kam edhe pak hapësirë për një tjetër trofe në shtëpi. Gjithsesi, le t’ia lemë mënjanë shakatë sepse nuk dua të mendoj për çmimet tani. Unë mendoj vetëm për ndeshjen e radhës sepse çdo takim vjen shumë shpejt”.

Në vazhdim të kësaj linje, Messi nuk pranon as të bëhen krahasime mes tij dhe profetëve të futbollit.

“Veten time nuk e krahasoj me asnjë dhe nuk mendoj nëse jam lojtari më i mirë në botë, thjesht përpiqem të shijoj çdo moment edhe pse nuk ka shumë kohë për t’u menduar. Në fund të karrierës do të kem kohë të mjaftueshme për të kthyer sytë pas dhe për të parë atë që kam arritur”.

Ylli i Barcelonës u votua për të katërtën herë si futbollisti më i mirë i vitit pasi grumbulloi 41.6% të votave, i ndjekur nga Cristiano Ronaldo me 23.68 % dhe Andres Iniesta me 10. 91 %.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat