Bekenbauer: Guardiola-Samer, dyshe që garanton suksesin

Sporti

Bekenbauer: Guardiola-Samer, dyshe që garanton suksesin

Më: 17 janar 2013 Në ora: 14:18

Presidenti i nderit i Bajernit të Munihut, Franc Bekenbauer, ka pranuar se ka mbetur i habitur kur ka mësuar lajmin se Pep Guardiola do të zëvendësojë Jup Hejnkesin.

“Lajmin për Guardiolën e mësova përmes medias. Nga njëra anë jam i befasuar, por nga ana tjetër aspak”, ka thënë Bekenbauer për “Sky Sports”. Ai më tej ka theksuar se e priste largimin e Hejnkesit në fund të edicionit, pasi ai po mendonte t’i jepte fund karrierës së trajnerit. “Më duhet t’i përcjell urimet e mia Bajernit të Munihut sepse ka arritur të bëjë një goditje të madhe në treg, duke marrë një trajner që është mbytur nga ofertat e klubeve më të mëdha të Evropës. Guardiola i shkon Bajernit. Këtu do të gjejë të njëjtën filozofi pune si në Barcelonë. Do jetë një sukses, sepse bëhet fjalë për një prej trajnerëve më të suksesshëm të viteve të fundit… Me Guardiolën dhe Samerin, Bajerni do të bëjë një hap më përpara”, ka shtuar legjenda e klubit bavarez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat