Aguero: Messi më i mirë se CR7 edhe nëse shënon vetëm një gol

Sporti

Aguero: Messi më i mirë se CR7 edhe nëse shënon vetëm një gol

Më: 13 janar 2014 Në ora: 08:54

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero, thotë se Lionel Messi do ta fitojë ‘FIFA Topin e Artë’ edhe këtë herë, ndërsa shton se bashkëkombësi i tij do të jetë gjithmonë më i mirë se Cristiano Ronaldo, madje edhe nëse shënon vetëm një gol gjatë gjithë sezonit.
Argjentinasi e ka fituar çmimin prestigjioz në katër vitet e fundit, ndërsa kësaj radhe ka përballë superyllin e Real Madridit dhe anësorin e Bayern Munichut, Franck Ribery.

Favorit për trofeun që do të ndahet nesër (e hënë) është portugezi falë paraqitjeve mbresëlënëse individuale në vitin 2013.

“Messi – ai vjen nga një dimension tjetër. Sipas meje, ai do ta fitojë Topin e Artë’.

“Cristiano ka luajtur mirë në Madrid, por Messi do të jetë gjithmonë më i mirë, madje edhe nëse shënon vetëm një gol në vit”, ka deklaruar Aguero për ESPN.

Përkundër lëndimeve, Messi e përfundoi vitin 2013 me 45 gola të shënuar në 46 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa porsa u kthye nga lëndimi ne mesjavë, shënoi dy gola ndaj Getafes në Kupën e Mbretit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat