Kosovës i lejohen miqësoret

Sporti

Kosovës i lejohen miqësoret

Më: 13 janar 2014 Në ora: 13:29

Përfaqësuesja e Kosovës do të thyejë izolimin pasi ka marrë leje nga FIFA për zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare, ka njoftuar e përditshmja sportive franceze L’Equipe.

Komisioni për çështje urgjente i Federatës ndërkombëtare të futbollit ka aprovuar kërkesën e FFK’së, pas dy takimeve mes krerëve të futbollit kosovar, atyre serb (FSS) dhe presidentit të FIFA’së, Sepp Blatter.

Kosova mori atë që deshi mirëpo gjatë ndeshjeve miqësore nuk do të ketë të drejtë të ketë himn dhe flamur, për një periudhë të caktuar, si dhe nuk do të mundë të luajë kundër shteteve nga Ish-Jugosllavia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat