Ancelotti: Ronaldo e Messi i duhen futbollit

Sporti

Ancelotti: Ronaldo e Messi i duhen futbollit

Më: 14 janar 2014 Në ora: 14:06

Në daljen e zakonshme para mediave, trajneri i Realit të Madridit foli me elozhe për Cristiano Ronaldon, të cilin e përgëzoi për Topin e Artë.

“Në asnjë moment nuk jam befasuar nga Cristiano për cilësitë që ka apo për aftësinë për të shënuar shumë gola, por të them të drejtën, po jam befasuar disi nga profesionaliteti i tij brenda e jashtë fushe. Eshtë një shembull për fair play, nuk proteston dhe futbolli ka nevojë për këta lloj lojtarësh si Cristiano, Messi, Ribery apo Thiago Silva. Eshtë një imazh i mirë i futbollit”.

Për lotët në sytë e luzitanit në momentin e marrjes së Topit të Artë, Ancelotti tha se me të drejtë u emocionua sepse i pëlqen futbolli, punon shumë për të qënë më i miri dhe ky çmim është rezultat i punës së madhe.

“Topi i Artë është një trofe që jepet për talentin dhe punën. Në futbollin e sotëm, nëse nuk punohet, nuk ka asgjë. Talenti është gjenetik, por duhet shumë punë për ta shfaqur atë në fushë”.

Tekniku italian i madrilenëve vlerësoi edhe mbrojtësin Sergio Ramos, për të cilin tha se ky vit ka nisur më së miri, ndërsa për Gareth Bale u shpreh se gjendja e tij fizike është shumë e rëndësishme për të demonstruar talentin që ka. Një koment në fund edhe për ish skuadrën e tij në Itali.

“Seedorf ka qënë një lojtar i imi me shumë personalitet dhe kapacitet. E njeh mirë Milanin dhe vendimin për të ulur një ish lojtar në stol, kuqezinjtë e kanë marrë edhe më parë, siç ishin Sacchi e Capello. I uroj Seedorf dhe Milanit shumë fat”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat