Bunjaku: Dëshirojmë kualifikimin në botërorin 2018 me Kosovën

Sporti

Bunjaku: Dëshirojmë kualifikimin në botërorin 2018 me Kosovën

Më: 14 janar 2014 Në ora: 15:30

Bunjaku: Dëshirojmë kualifikimin në botërorin 2018 me Kosovën Lejimi i ndeshjeve miqësore për Kosovën nga FIFA duket se ka qenë lajmi më i mirë për trajnerin e Kosovës, Albert Bunjakin që prej ardhjes në këtë post.

"Është një hap shumë pozitiv ngase edhe pse fjala është për lojë miqësore, është veprim politik i cili thyen izolimin e futbollit kosovar, e në aspektin sportiv ka një peshë shumë të veçantë ngase na jep mundësinë që të parapërgatitemi për hapin tjetër", tha Bunjaku.

"Edhe më herët kemi punuar në bazë të kalendarit të FIFA-s dhe këtë nuk do ndryshojmë. Data e FIFA-së për kombëtare është më 5 mars por kjo kohë do jetë shumë e vështirë të gjejmë kundërshtar ngase koha është e shkurtë dhe pothuajse të gjitha kombëtaret janë të zëna."

"Planifikimi me kombëtare duhet bëhet shumë më herët dhe qysh tani duhet të shikojmë mundësitë për shtator, tetor ose nëntor madje edhe për vitin 2015", tha Bunjaku. "Kampionati botëror 2018 është objektivi ynë i përbashkët", tha Bunjaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat