Rummennige: Nuk e ndërrojmë Ribery me Ronaldon

Sporti

Rummennige: Nuk e ndërrojmë Ribery me Ronaldon

Më: 16 janar 2014 Në ora: 10:32

Franck Ribery u rendit i treti pas Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit në garën për Topin e Artë por për Karl Hainz Rummennigen kjo nuk e bën portugezin një lojtar më të mirë se francezi.

“Vetëm nëse shikoje delegacionin që kishte udhëtuar nga Madridi nuk ishte e vështirë ta kuptoje se çfarë do të ndodhte. Gjithsesi, Bayerni i Mynihut nuk do ta këmbente kurrë Ribery me Ronaldon”.

Në vijim të intervistës, Rummennige flet edhe për të ardhmen disa prej yjeve të skuadrës si Mario Mandzukic e Arjen Robben. Kroati lidhet me zërat për një transferim të mundshëm te Arsenali pas blerjes së Lewandowskit, ndërsa holandezi mbetet ende në dyshim.

“Mario i ka plotësuar të gjitha pritshmëritë që kemi pasur ndaj tij dhe do të vazhdojë të qëndrojë në Mynih. Ne do të nisim bisedimet për zgjatjen e kontratës së tij. Gjithashtu, shumë shpejt do të takohemi edhe me të atin e Robben për të diskutuar detajet e kontratës së re. Ne jemi shumë të lumtur që kemi në skuadër një lojtar të tillë dhe kam një ndjesi pozitive se gjërat do të shkojnë në drejtimin e duhur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat