Serbët ndihen të provokuar nga deklarata e Vokrrit

Sporti

Serbët ndihen të provokuar nga deklarata e Vokrrit

Më: 17 janar 2014 Në ora: 15:05

Serbët ndihen të provokuar nga deklarata e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. Kryetari i FFK-së kërkon që ndeshjen e parë miqësore ndërkombëtare të zhvillojë kundër Serbisë në kryeqytetin e Kosovës. Prej 13 janarit iu është lejuar Kosovës miqësorja në rrafshin ndërkombëtar nga ana e asociacionit më të lart botëror, FIFA. Vokrri ka thënë se me dëshirë ndeshjen e parë, e cila me gjasë do të luhet me 5 mars, do ta zhvillonte ndaj Serbisë. Ai ka folur për gazetën serbe “Kurir”, duke thënë: “Kur para tre vjetësh kisha thënë se do të më pëlqente të luanim kundër Serbisë, e kisha seriozisht. Shumëkush në atë kohë mendonin se ishte një provokim, por tani gjërat janë më reale”. Kjo ndeshje është mision i pamundur. “Unë ende dua që kjo ndeshje të zhvillohet, vetëm le të pranojë Federata e Futbollit e Serbisë dhe FIFA”, tha Vokrri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat