Eto’o tmerron “Djajtë e Kuq"

Sporti

Eto’o tmerron “Djajtë e Kuq"

Nga: K.Goca Më: 19 janar 2014 Në ora: 18:53

Adnan Januzaj luajti standard për Manchester Utd, por me shokë patën një ditë të keqe. Swansea nuk kishte forcë që t’i bëjë ballë ekipit të Tottenham-it dhe mposhtet në vatër të vet me rezultat 3:1.

Chelsea u tregua fuqi për kampionin në fuqi, Manchester Utd dhe shënuan fitore me rezultat 3:1, në supersfidën e javës së 22-të të Premier League. Trajneri Jose Mourinho është i lumtur për këtë fitore të madhe dhe që e bën edhe më konkurrues për kreun e tabelës. Kamerunasi Eto’o ishte njeriu i ndeshjes dhe tmerri i Manchester Utd. Ai qe i pandalshëm, duke realizuar tre gola (17’, 45’ e 49’) dhe fikur shpresat për rezultat të favorshëm të kampionit. Në minutën e 78-të, Jones asistoi për bukuri deri te Hernandez dhe ngushton humbjen në 3:1. Adnan Januzaj, talenti më i madh shqiptar, luajti standard, por me shokë patën një ditë të keqe dhe pësuan humbje të rëndë.Serbi Vidiq në minutën e 90+1 ndëshkohet me karton të kuq dhe Manchester Utd mbeten me një futbollist më pak në fushë. Chelsea është në pozitën e tretë me 49 pikë ose ka dy më pak se kryesuesi Asenali, kurse Manchester Utd i shtati me 37 pikë të mbledhura. Swansea nuk kishte forcë që t’i bëjë ballë ekipit të Tottenham-it dhe mposhtet në vatër të vet me rezultat 3:1. Futbollistët e Tottenham-it bënë lojë të nivelit të lart dhe shfrytëzuan edhe rastet duke i dhënë leksion mikpritësit. Në minutën e 35-të, Adebayor me mjeshtrit e tija kaloi në epërsi spursat, kurse Chico shënoi autogol në atë të 54-tën dhe ngriti shifrat në 0:2. Adebayor e kishte ditën e vet, i cili realizoi edhe golin e dytë në këtë sfidë dhe të epërsisë 3:0 pas asistimit të Rose në minutën e 71-të. Bony në minutën e 78-të shënoi golin ngushëllues për mikpritësit dhe takimi përfundoi me rezultat 3:1 në favor të udhëtuesve. Tottenham-i klasifikohet në vend të pestë me 43 pikë, kurse Swansea është i 15-ti me 21 pikë të tubuara.

Liga e Anglisë

Chelsea – Man.United 3:1 (2:0)
Swansea - Tottenham 1:3 (0:1)
Liverpool – A. Villa 2:2 (1:2)
Arsenal - Fulham 2:0 (0:0)
Norwich - Hull City 1:0 (0:0)
Crystal Palace - Stoke 1:0 (0:0)
West Ham - Newcastle 1:3 (1:2)
Man.City - Cardiff 4:2 (2:1)
Sunderland - Southampton 2:2 (1:2)

Tabela
1. Arsenal 22 16 3 3 51
2. Manchester City 22 16 2 4 50
3. Chelsea 22 15 4 3 49
4. Liverpool 22 13 4 5 43
5. Tottenham 22 13 4 5 43
6. Everton 21 11 8 2 41
7. Manchester United 22 11 4 7 37
8. Newcastle Utd 22 11 3 8 36
9. Southampton 22 8 7 7 31
10. Aston Villa 22 6 6 10 24
11. Hull City 22 6 5 11 23
12. Norwich 22 6 5 11 23
13. Stoke City 22 5 7 10 22
14. West Brom 21 4 9 8 21
15. Swansea 22 5 6 11 21
16. Crystal Palace 22 6 2 14 20
17. Fulham 22 6 1 15 19
18. West Ham 22 4 6 12 18
19. Sunderland 22 4 6 12 18
20. Cardiff 22 4 6 12 18

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat