Fjala e Shaqirit (Video)

Sporti

Fjala e Shaqirit (Video)

Më: 13 gusht 2015 Në ora: 17:51

Xherdan Shaqiri është prezantuar të skuadra e Stoke Cityt dhe ka thënë se mezi pret të debutojë. Ai do të bartë numrin 22-të dhe premton se do të tregoj lojëra të mira. Ish-futbollisti i Baselit, Bayern Munihut, Interi dhe tani i Stoke, ka ambicie të mëdha. “Gjithmonë ka qenë një ëndërr për mua që të luaj në Premier League dhe mezi pres të dal në fushë dhe të bëjë atë që vërtetë e dua. Jam i lumtur që jam këtu dhe mezi pres të luaj. Ishte shumë mirë të jem në stadium të dielën, fatkeqësisht skuadra nuk fitoi, por pash gjëra të mira”, tha Shaqiri.

“E kam parë qëndron stërvitore dhe dukej përfikte për të punuar. Jam stërvitur sot bashkë me skuadrën. Mendoj se ne kemi skuadër të mirë dhe kjo është arsyeja se pse kam ardhur këtu. Trajneri po ashtu dëshiron të luajmë futboll të bukur dhe gjithmonë dëshiron të fitojë, çka është shumë e rëndësishme për mua. Kam stërvitur shumë me ish skuadrën time edhe pse nuk kam luajtur shumë. Kam punuar shumë dhe ndjehem shumë mirë. Jam i gatshëm dhe mund të luaj kurdo që trajneri ka nevojë. Ndjehem shumë mirë për momentin”, tha Shaqiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat