“Eurosport”: Shqipëria kualifikohet në “Euro 2016”

Sporti

“Eurosport”: Shqipëria kualifikohet në “Euro 2016”

Më: 10 shtator 2015 Në ora: 08:13

“Edhe në qoftë se Danimarka fiton ndeshjen e saj të fundit, ata ende mund ta shohin veten jashtë ‘Euro 2016’, në qoftë se Portugalia merr një pikë në Serbi në ndeshjen e fundit të vet dhe Shqipëria mund Serbinë dhe pastaj Armeninë në dy ndeshjet e mbetura”

Portali “eurosport.com”, në analizën që u bën grupeve eliminatore të “Euro 2016”, kur ndalet te Grupi I, ku bën pjesën edhe Shqipëria, u jep shumë shanse kuqezinjve për t’u kualifikuar për në Francë, kuptohet, si vendi i dytë. “Më 8 tetor Portugalia pret Danimarkën. Kjo e fundit ka vetëm një ndeshje për të luajtur dhe e gjen veten në mëshirë të fatit të Portugalisë. Danimarka është vetëm një pikë përpara e Shqipërisë, por kjo e fundit ka dy ndeshje për të luajtur, ku njërën e ka në shtëpi, atë me Serbinë”, – shkruan portali europian, që ka ekskluzivitetin e golave pas ndeshjeve në ekran.

Më tej “eurosport.com” shkruan: “Një barazim për Portugalinë në Braga në ndeshjen e fundit me Danimarkën është e mjaftueshme për t’u kualifikuar. Nëse danezët nuk mund të fitojnë me Portugalinë, atëherë Shqipëria do të kualifikohet si vendi i dytë me një fitore kundër Serbisë. Por edhe në qoftë se Danimarka fiton ndeshjen e saj të fundit, ata ende mund ta shohin veten jashtë ‘Euro 2016’, në qoftë se Portugalia merr një pikë në Serbi në ndeshjen e fundit të vet dhe Shqipëria mund Serbinë dhe pastaj Armeninë në dy ndeshjet e mbetura.” Në fund të komentit të “eurosport.com”, parashikimi për grupin tonë është ky: Portugalia në vend të parë, Shqipëria e dyta, Danimarka e tretë, Armenia e 4-ta dhe Serbia e fundit.

NDESHJET E MBETURA TË GRUPIT
Portugali-Danimarkë 8 tetor
Shqipëri-Serbi 8 tetor
Armeni-Shqipëri 11 tetor
Serbi-Portugali 11 tetor

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat