A ka probleme me De Biasin?

Sporti

A ka probleme me De Biasin?

Më: 11 shtator 2015 Në ora: 10:09

Mesfushori i kombëtares shqiptare mohon spekulimet e fundit në media te ndryshme në lidhje me kinse mosmarrëveshjet e tij me trajnerin e kuqezinjve.

Ergys Kaçe nuk u aktivizua në takimin e fundit me Portugalinë, ndonëse është ngritur të përgatitet, pas përfundimit të lojës kanë fluturuar spekulimet se futbollisti ka pasur mosmarrëveshje me trajnerin e kombëtares, Gianni De Biasi, por të gjitha këto i ka hedhur poshtë mesfushori i PAOK-ut të Selanikut.

"Marr shkas nga këto shkrime në rrjetet sociale apo dhe në gazeta që unë si Ergys Kaçe kam kundërshtuar tranjerin dhe nuk kam dashur që të grumbullohem në ndeshjen me Portugalinë. Unë deklaroj me bindje të plotë që nuk kam asgjë me trajnerin dhe unë jam shumë i qartë nga tranjeri Gianni De Biazi në strategjitë e lojës së tij. Unë per Kombin tim do jem gjithmonë i gatshëm dhe do jap kontributin tim nga stoli ose dhe nga TV në qoftë se është e mundur", ka shkruar ai në profilin e tij zyrtar në rrjetin social, Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat