Federata e Mundjes e sulmon ashpër KOK-un

Sporti

Federata e Mundjes e sulmon ashpër KOK-un

Nga: Kemajl Goca Më: 27 korrik 2016 Në ora: 13:19
Logo e FMK-së

Federata e Mundjes e Kosovës është shumë e indjinuar me Komitetin Olimpik të Kosovës. Bordi i kësaj federate ka vendosur unanimisht që t’i ngrijë marrëdhëniet me KOK-un dhe mos t’i përgjigjet asnjë ftesës së saj. Ata japin edhe sqarime pse ka ardhur puna deri në prishjen e raporteve. “Federata e Mundjes e Kosovës në mbledhjen e mbajtur me datë 27.07.2016 ka marr vendim që mos të ju përgjigjet ftesës së bërë nga Komiteti Olimpik i Kosovës për të marr pjesë në ceremoninë solemne me rastin e dorëzimit te flamurit shtetëror nga Presidenti i Republikës se Kosovës tek ekipi olimpik i Kosovës para nisjes për në Rio të Brazilit. Jemi të indinjuar me diskriminimin e vazhdueshëm që po i bën FMK-së, Bordi i Komitetit Olimpik i Kosovës i udhëhequr nga Besim Hasani. Nuk mund të jemi pjesë në këtë ceremoni për arsyeje se sportistit tonë Edon Shalës iu mohua pjesëmarrja në Rio fal diskriminimit të bordit të udhëhequr nga z, Hasani edhe pse Unitetd World Wrestling kishte ndarë një vend me ftese për FMK-n. Por bordi i KOK-ut nuk i kishte bërë kërkesën me kohë, para datës 15.01.2016 komisionit tripalësh që edhe mundjes të iu bëhet ftesë për në Lojërat Olimpike që do të mbahen në Rio të Brazilit. Nuk mund të jemi pjesë në këtë organizim historik e ti shohim ato fytyra të Bordit te KOK-ut të cilët nuk brengosen që ia mbysin ëndrrën një sportisti, por të vetmen breng e kanë si të marrin mëditjet e majme në mbledhje të bordit të KOK-ut (gjithsej 54) dhe te ju servilosen Besim Hasanit që t’i çoj në turizëm si në Baku, Tibilisi, Rio etj. FMK pyet pjesën e Bordit të KOK-ut që ishin sportist në të kaluarën që janë afër 20 për qind. A ju vret ndërgjegjja që ju si ish sportist ja mbytet ëndrrën një sportisti për të marr pjesë në garën më të rëndësishme që mbahet në botë, për të shkuar vet në Rio? Ndërsa për pjesën tjetër të Bordit të KOK-ut që janë diku 80 për qind, amnistohen nga kjo pyetje sepse ata në jetën e tyre kurrë nuk kanë qenë sportist dhe nuk i kuptojeni ambiciet e sportistit, ata (80 për qind) në momentin kur asistenti i z. Hasani që është edhe financier i KOK-ut, me të filluar mbledhjet e Bordit te KOK-ut ju hedh në konto mëditjet prej 100 euro, bëjnë gara cili me shpejt ta ngrit dorën me i përkrahur propozimet e z, Hasani, pa e ditur fare çka janë duke përkrahur. FMK, ekipit te Driton Kukës i dëshirojmë sukses ne Rio, ndërsa sportistëve dhe trajnerëve çka janë me ftesë, përfaqësim sa me dinjitoz, gjithashtu ju urojmë sukses edhe trajnerëve që shumica janë edhe kryetar te federatave (votues të Besim Hasanit) gjatë garave ne sportet e tyre ne Rio te kanë sukses ne detyrat e trajnerit”, thuhet në komunikatën e FMK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat