Thaçi: “Rio 2016”, përmbushje e ëndrrës sonë

Sporti

Thaçi: “Rio 2016”, përmbushje e ëndrrës sonë

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 29 korrik 2016 Në ora: 18:37
Hashim Thaçi

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi përmes profilit të tij në Facebook ka thënë se debutimi i republikës sonë të re në Lojërat Olimpike është përmbushje e ëndrrës sonë të shumëpritur.

Thaçi e ka quajtur fitore prezantimin e tetë atletëve nga Kosova në Lojërat Olimpike Verore “Rio 2016”

“Debutimi i republikës sonë të re në Lojërat Olimpike është përmbushje e ëndrrës sonë të shumëpritur. Sot kemi Majlindën tonë, dy herë kampione e botës dhe tri herë kampione e Evropës. Kemi Nora Gjakovën që na bëri krenarë, veçanërisht pas stolisjes me medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike Verore “Baku 2015”. Janë edhe Vijona Kryeziu, Musa Hajdari, Rita Zeqiri, Lum Zhaveli, Urata dhe Qëndrim Guri, që shkëlqyen me paraqitjet e tyre në atletikë, not, shenjëtari dhe çiklizëm. Vetë prezantimi i tetë atletëve kosovarë në Lojërat Olimpike Verore “Rio 2016” është fitorja e parë olimpike e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat