Bogovina s'duhet të lejojë të shuhet 'Drita'

Futboll

Bogovina s'duhet të lejojë të shuhet 'Drita'

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 16:41
KF Drita para një kohe

Futbolli është ambasador i një kombi dhe kjo gjë konfirmohet çdo ditë gjithnjë e më tepër. Ky sport magjik afron, bashkon, promovon dhe përmes shpirtit garues jep fryme çdo shoqërie. Fshati Bogovinë i Tetovës gjithmonë ka pasur njerëz të zotët dhe biznese të suksesshme, mirëpo përfundimisht Klubi i Futbollit Drita vite me radhë ka ngritur vlerat jo vetëm të Bogovinës, por edhe gjithë rrethinës. Ishte lehtë të mburreshin bogovinasit kur ekipi arriti madje edhe Ligën e Parë krah për krah me ekipet me me emër në vend. Tani ka ardhur koha qe bogovinasit t'ia kthejnë klubit, duke mos lejuar shuarjen. Bogovina dhe rrethina kanë nevojë për Dritën, fëmijët nga ky rajon meritojnë këtë klub, ndërsa KF Drita u duhet edhe Shkëndijes, Renovës dhe klubeve tjera që jo rrallë kanë kalitur futbollistë që me vonë kanë shkëlqyer në ekipet e tyre. Drita meriton të mbështetet dhe bogovinasit kanë borxh të mbajnë gjallë krenarinë e tyre. Stop kapriçove personale, të gjithë Bogovina me rrethinë bashkë me bizneset e tyre të mbajnë gjallë 'Dritën' e cila do të ndriçojë vetë femijët dhe ardhmërinë tuaj, shkruan Faton Zylbehari, zëdhënës i klubit të futbollit Shkëndija nga Tetova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat