Perez s’e lejon Kovaçiqin të transferohet te Milani

Sporti

Perez s’e lejon Kovaçiqin të transferohet te Milani

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 21:18
Florentino Perez, Mateo Kovaçic

Florentino Perez i ka vënë veto transferimit të Mateo Kovaçiqit te Milani.

Adriano Galliani ka kohë që po negocion me Real Madridin, për mesfushorin kroat, por presidenti i ‘Los Blancos’, ka refuzuar largimin e ish-futbollistit të Interit, te rivalët e qytetit.

Këtë lajm e ka konfirmuar vet Galliani, i cili ka thënë se Perez e dëshiron Mateon në skuadër, transmeton KosovaPress.

“Kam folur me Florentinon, por ai nuk lejon largimin e Mateos nga ‘Bernabeu’, pasi sipas tij ai është një lojtar shumë i dobishëm për ekipin”, ka deklaruar Galliani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat