Ndahet nga jeta Sugar Ahmeti, ish-kampioni shqiptar i hedhjes së shtizës

Sporti

Ndahet nga jeta Sugar Ahmeti, ish-kampioni shqiptar i hedhjes së shtizës

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 19:03
Sugar Ahmeti

Të shumta kanë qenë mediat italiane të cilat kanë raportuar për lajmin e hidhur të ndarjes së parakohshme nga jeta të Sugar Ahmetit, sportistit shqiptar, rekordmen i hedhjes së shtizës dhe fitues i “Spartakiadave”, që në Itali e quajnë “Hero i dy popujve”.

Ahmeti ka qenë mbajtës i rekordit të hedhjes së shtizës në vendin tonë nga viti 1977 deri më 1994, si dhe ka fituar Spartakiadën, Olimpiada që zhvillohej mes vendeve të Bashkimit Sovjetik.

Dyshohej se ai vuante nga bronkiti, por mjekët zbuluan se ishte kanceri famëkeq dhe i heshtur që sulmon mushkëritë shkaktuar nga fibrat asbestiti. Kjo për shkak se Ahmeti punoi për një kohë të gjatë si shofer kamioni i një firme italiane duke transportuar lëkurë nga Maroku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat