Sportisti shqiptar akuzon rëndë

Sporti

Sportisti shqiptar akuzon rëndë

Më: 18 janar 2017 Në ora: 17:45
Erkand Qerimaj

Pas polemikave dhe akuzave që peshëngritësi shkodran Erkand Qerimaj pati dy ditë më parë me shefin e klubit Vllaznia, Mark Kroqi, sot shtangisti i mirënjohur shqiptar ka debatuar edhe me presidentit e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza. Ka qenë ky i fundit që ka “thumbuar” shtangistin në media, ndaj dhe nuk ka munguar replika e Qerimajt, që në faqen e tij zyrtare “Facebook” ka hedhur akuza ndaj Gjozës. Akuzat më të mëdha të Qerimajt vijnë për fondet e Federatës së Peshëngritjes, duke i kërkuar presidentit Gjoza llogari për jetën luksoze. “Duke kursyer rrogat i keni mundësuar vetes vilat luksoze e pronat që posedon, makinat etj”, ka qenë akuza e Erkand Qerimaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat