Sportistët nga Kosova nisen për në Erzurum

Sporti

Sportistët nga Kosova nisen për në Erzurum

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 07:29
Sportistët nga Kosova nisen për në Erzurum

Delegacioni i Kosovës, në përbërje të pesë sportistëve, është nisur për në Erzurum të Turqisë, ku do të marrë pjesë në edicionin e 13-të të Festivalit Olimpik Dimëror Evropian për të rinj, nga 12-17 shkurt.

Katër skitarë në disiplinat alpike dhe një snouborder do ta përfaqësojnë Kosovën në këtë ngjarje sportive për të rinj.

Kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në një Festival Dimëror si ky.

Besim Hasani, kryetar i KOK, tha se Kosova është krenare që mund të marrë pjesë me pesë sportistë dhe kjo ngjarje do të shërbejë për të fituar përvojë për PjongChang 2018 (Lojërat Olimpike Dinmërore).

“Deri atëherë, këta sportistë do të kenë mundesi që të përgatiten për këto lojëra. Pritjet tona janë reale, nuk presim medalje, por këta sportistë të paraqiten sa më mirë”, tha ai.

Emin Dushullovci, sekretar i Federatës së skijimit, tha se kanë ushtruar në tri etapa, në tri qendra të ndryshme të skijimit, si në Bogë, Arxhenë dhe në Brezovicë. Ai shtoi se pres sukses nga garuesit.

Gjatë muajit korrik të këtij viti, Kosova do të marrë pjesë edhe në Festivalin Olimpik Veror Evropian për të rinj, në Gjyr të Hungarisë.

Lista e delegacionit të Kosovës në Erzurum:

Jeton Rudari, shef i misionit

Muhamet Dresha, zyrtar

Kushtrim Deva, trajner  i skijimit alpik

Ernest Sefaj, trajner i skijimit alpik

Renato Laci, trajner snoëboard

Adea Haxhidauti, skijim alpik?Lyra Hoxha, skijim alpik?Arbi Pupovci, skijim alpik?Vernor Gjurkaj, skijim alpik?Grenita Grazhda, snoëboard.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat