Aksident i tmerrshëm, ish futbollisti vret vajzën e tij 3-vjeçare

Sporti

Aksident i tmerrshëm, ish futbollisti vret vajzën e tij 3-vjeçare

Më: 16 prill 2017 Në ora: 20:19
Todd Heap

Todd Heap, një ish-futbollist amerikan ka aksidentuar vajzën e tij 3-vjeçare kur po parkonte kamionin duke shkaktuar vdekjen e saj.

Ish lojtari i Baltimore Ravens po parkonte kamionin në shtëpinë e tij në Mesa kur goditi vajzën e tij që ndodhej pas mjetit duke shkaktuar tragjedinë e tmerrshme. Ajo u dërgua menjëherë në spital, por nuk arriti të mbijetonte për shkak të goditjeve të rënda që kishte marrë.

Sipas autoriteteve, 37-vjeçari nuk ka patur dëmtime, ndërkohë që e gjithë skuadra është në mbështetje të familjes së tij për të shprehur ngushëllimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat