Lëndohet ylli i Kosovës, mungon kundër Turqisë?

Sporti

Lëndohet ylli i Kosovës, mungon kundër Turqisë?

Më: 18 maj 2017 Në ora: 18:36
Donis Avdijaj

Kanë mbetur edhe disa javë deri në ndeshjen e rëndësishme për përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Ende pa u grumbulluar ekipi, kanë filluar problemet në përfaqësuese.

Kosova nuk mund të llogarisë në mesfushorin ofansiv, Donis Avdijaj i cili ka pësuar një lëndim në stërvitje me klubin gjerman, Schalke 04.

Futbollisti ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shihet se ka këmbën e lidhur,  por ende nuk dihet shkalla e lëndimit të tij.

Ndeshja e përfaqësueses zhvillohet më 11 qershor në stadiumin “Loro Borici” në Shkodër, ku si kundërshtar do ta ketë Turqinë.

Image
Fotografia e publikuar

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat