Krasniqi fitues i garës së Kampionatit në disiplinën malore

Sporti

Krasniqi fitues i garës së Kampionatit në disiplinën malore

Më: 21 maj 2017 Në ora: 19:44
Valdet Krasniqi

Valdet Krasniqi i Eurogoma RT është fitues i garës së parë të Kampionatit të sivjetmë të Kosovës në diciplinën malore, e cila u zhvillua në Prevallë.

Deri te fitorja Krasniqi erdhi me kohën e përgjithshme 3:25.546 minuta, ndërsa nga një vend në podium e siguruan edhe Reshat Shabani i Ferizajt me Subaru, i cili në krahasim me fituesin u vonua për 14.177 sekonda dhe Besnik Çitaku i RC Prishtina me BMË, i cili pati kohë më të dobët se Krasniqi për 14.944 sekonda.

“Fillimisht dua të falënderoj drejtorin e garës Agron Dida, i cili në marrëveshje me të gjithë garuesit, më mundësuan që t’i kryej dy vozitjet, pa e pritur radhën, pasi kisha një rast vdekjeje.

Më vonë ka pasur reshje shiu dhe kjo me siguri ka ndikuar te garuesit tjerë“, ka thënë Krasniqi, i cili më pas ka shtuar:

“Sa i përket rezultatit, natyrisht që jam i kënaqur. Kam bërë investime në veturë dhe pres që, edhe në garat në vazhdim të kem rezultate të mira. Investime kanë bërë edhe garuesit tjerë, prandaj do të jemi dëshmitarë të një kampionati interesant”. Gara e djeshme u karakterizua edhe me faktin se u panë disa vetura të reja në krahasim me vitin e kaluar.

Rezultatet:

Klasa 1 (deri 1150 ccm - A)

1.Ismail Smani (Yugo - Prizreni D&G) 4:06.570

2.Kreshink Mariqi (Yugo - Prizreni D&G) +10.035

3.Emin Sabir (Yugo - Prizreni D&G) +11.122

Klasa 2 (mbi 1159 - 1400 ccm -N)

1.Alban Berisha (Suzuki - Prizreni D&G) 3:59.159

2.Leutrim Bytyqi (Peugeot - Ferizaj) +06.935

3.Gedek Ihtimani (Suzuki - Prizreni D&G) +21.610

Klasa 3 (mbi 1150 - 1400 ccm - E1)

1.Valdet Kaçandolli (Suzuki - Kaçandolli PRT) 3:53.507

2.Valon Rexhepi (Lupo - Eurogoma RT) +09.163

3.Gazmend Demolli (Opel - RC Prishtina) +17.17.419

Klasa 4 (mbi 1400 - 1600 ccm - S)

1.Bujar Gola (Peugeot - HCR Gjakova) 3:46.582

2.Përparim Dushi (Honda - Kaçandolli PRT) +05.013

3.Armend Selimaj (Yugo - Kaçandolli PRT) +12.235

Klasa 5 (mbi 1400 - 2000 ccm - N)

1.Faton Rama (Renault - Eurogoma RT) 3:43.843

2.Gazmend Gashi (Opel - Kaçandolli PRT) +06.091

3.Ersen Kurti (Honda - Gjakova 137) +13.686

Klasa 6 (mbi 1600 - 2000 ccm - E1, A, SP)

1.Besfort Bunjaku (Opel - Ferizaj) 3:43.850

2.Bekim Kadria (Opel - Gjakova 137) +04.879

3.Arbër Rexhepi (Golf - Ferizaj) +09.461

Klasa 7 (mbi 2000 ccm - N)

1. Naim Dashaj (Subaru - Eurogoma RT) 3:46.503

2.Bashkim Memaj (Subaru - Prizreni D&G) +02.290

3.Senahid Bytyqi (BMË - Prizreni D&G) +50.826

Klasa 8 (mbi 2000 - 3000 ccm - E1)

1.Besnik Çitaku (BMË - RC Prishtina) 3:40.490

2.Leonit Thaqi (Opel - HCR Gjakova) +08.441

3.Valon Jaha (BMË - HCR Gjakova) +10.030

Klasa 9 (mbi 3000 ccm - E1)

1.Valdet Krasniqi (Lancia - Eurogoma RT) 3:25.546

2.Reshat Shabani (Subaru - Ferizaj) +14.177

3.Behar Emrullahu (Golf - Gjilani) +20.099

Klasa F10 - E2

1.Bardhyl Canolli (Radicall - Eurogoma RT) 3:41.305

Promo

1.Jugoslav Milosevski (Opel - Nikola Karev) 4:07.868

2.Nikola Popevski (Yugo - Nikola Karev) +08.984

3.Enis Kosova (Golf - DDA) +10.358

Plasmani i përgjithshëm:

1.Valdet Krasniqi (Lancia - Eurogoma RT) 3:25.546

2.Reshat Shabani (Subaru - Ferizaj) +14.177

3.Besnik Çitaku (BMË - RC Prishtina) +14.944

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat