Krasniqi dominoi në maratonën ndërkombëtar

Sporti

Krasniqi dominoi në maratonën ndërkombëtar

Nga: Kemajl Goca Më: 13 gusht 2017 Në ora: 15:03
Fituesi e maratonës

Notari shqiptar, Art Krasniqi, që jeton e vepron në Gjermani, dominoi në maratonën e VIII-të ndërkombëtare “Kosova 2017” në not, që u mbajt në Batllavë.  Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 51 minuta e 39 sekonda, duke lënë pas vetes Dren Ukimerajn e kombëtares së Kosovës. Ndërkaq, në maratonën e Republikës së Kosovës,  Dren Ukimeraj ngadhënjeu me kohë 59 minuta e 50 sekonda. Në konkurrencën e femrave, garuesja nga Maqedonia, Mia Krstevska arriti në pozitën e parë me kohë të kaluar për një orë e një minutë e 32 sekonda, ndërsa në maratonën e Kosovës, Eda Zeqiri ka qenë më e mira me kohë të kaluar për një orë e 6 minuta e 45 sekonda.

“Në këtë maratonë morën pjese 25 garues meshkuj dhe 11 femra, gjithsej 36. Koha ishte shumë e mirë, çka iu mundësoj edhe garuesve që shumica nga ta ta përfundojnë me sukses shtegun e gjatë 4200 metra. E veçantë e kësaj maratone ishte rezultati i notarit Dren Ukimeraj, që është notari i parë nga Kosova që këtë shteg e kalon nën kohën një orë”, thotë Astrit Haliti, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Notit të Kosovës.  Si e vlerësoni në përgjithësi maratonën e Batllavës, përmbushi objektivat? “Në përgjithësi ka qenë mirë.

Sigurisht dëshirat gjithmonë janë të mëdha për organizim më të mirë. Mund të them që organizimi ishte në nivel, gjithashtu edhe pjesëmarrja”, thotë Haliti për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Ai vlerëson rezultatet sidomos atë të Ukimerajt: “Rezultatet ishin të mira posaçërisht të Dren Ukimerajt që ishte nën 1 orë. Por edhe Eda Zeqiri që po ashtu edhe pse me moshë të re pati rezultat shumë të mirë”. A mendoni se kjo garë gjithnjë e me shumë po e arrin nivelin e duhur? “Patjetër dhe shpresoj që shumë shpejt ta fusim edhe në kalendarin e federatës së Europës, gjithashtu ta zgjerojmë edhe me pjesëmarrje të grup-moshave”, ka thënë Haliti.

 

Rezultatet - maratona ndërkombëtare

Meshkujt

1. Art Krasniqi (Gjermania)   00.51.39

2. Dren Ukimeraj (Kosova)   00.59.50

3. Meriton Veliu (Kosova)     01.03.18

Femrat

1. Mia Krstevska (Maqedonia)       01.01.32

2. Eda Zeqiri (Kosova)  01.06.45

3. Fjorda Shabani (Kosova)   01.10.15

Maratona e Kosovës

Femrat                                            

1. Eda Zeqiri (Kosova)  01.06.45

2. Fjorda Shabani (Kosova)   01.10.15

3. Rina Zuka (Kosova)  01.10.17

Meshkujt

1. Dren Ukimeraj (Kosova)   00.59.50

2. Meriton Veliu (Kosova)     01.03.18

3. Albion Veliu (Kosova)        01.08.18

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat