Zogiani: Kushtet nuk janë të mira

Sporti

Zogiani: Kushtet nuk janë të mira

Nga: Kemajl Goca Më: 7 janar 2018 Në ora: 19:10
Shqipe Zogiani

Ish karateistja e mirënjohur Shqipe Zogiani, trajnere e KK Ipponit nga Prishtina, që nga nesër do të vazhdon përgatitjet me disa nga garuesit elitë, që kanë marrë bursa olimpike. Për gazetën kombëtare “Bota sot”, Zogiani ka deklaruar, se do të punojnë me përkushtim për të rritur nivelin. “Stërvitjet nuk kanë pushuar gati tërë vitin, përveç festave.

Katër bursistët ku 3 janë nga klubi Ippon nga Prishtina, si dhe Fortesa Orana garuese nga Gjilani e cila është në kampin tonë pandërprerë, janë në vlugun më të madh të ushtrimeve. Hendikep i madh që Alvin Karaqi është i lënduar, është duke filluar ngadalë pas lëndimit dhe besoj në mars do të jetë i gatshëm.

Këto ditë na është bashkangjitur edhe një garues grek i cili ka çmuar nivelin e sportistëve të mi dhe që një javë është këtu dhe po përgatiten për sfida të mëdha dhe të rëndësishme”, tha Zogiani. 

Nesër në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, do të vazhdojnë stërvitjet: “Të hënën (nesër) vazhdojnë stërvitjet, na janë bashkangjitur edhe disa karateiste të tjerë përveç të klubit tonë dhe është krijuar një atmosferë vërtetë pune...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat