Stadiumi i Prishtinës do të jetë gati në shtator

Sporti

Stadiumi i Prishtinës do të jetë gati në shtator

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 08:49
Stadiumi i Prishtinës

(E plotësuar) - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi ka takuar sot kryetarin e ri të FFK-së, Agim Ademin, ku më pas kanë vizituar stadiumin e qytetit në Prishtinë i cili sipas të gjitha gjasave do të quhet Stadiumi “Fadil Vokrri”.

Si kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ashtu edhe ministri kanë premtuar se stadiumi i Prishtinës do të jetë i gatshëm në shtator për ndeshjet e Kosovës në Ligën e Kombeve.

Ministri Gashi deklaroi se është bërë një punë e madhe dhe shumë shpejt pritet të zhvillohen ndeshjet e përfaqësueses së Kosovës në këtë stadium.

Gashi: Stadiumi i Prishtinës do të jetë më i miri në rajon

“Çdo ditë e imja e punës çdo orë ka qene pjesë e përkushtimit për finalizimin e këtij projektit kapital që është për futbollin në Kosovë. Po e shihni edhe vet që është bërë një punë e shkëlqyeshme një punë e madhe ndoshta, një ndër stadiumet edhe më të bukura ndoshta në rajon, dhe jam jashtëzakonisht shumë i lumtur që  kemi ardhur deri tek përfundimi i këtij projekti. Ju e dini që ne edhe publikisht kemi dhënë disa premtime rreth këtij projekti ka pas edhe shumë skeptik por ja që jemi në fund te pjesa kur kanë mbetur edhe disa ditë deri tek zhvillimi i ndeshjeve në këtë stadium”, tha  Gashi.

Ndërsa kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi falënderoi ministrin Gashi për përkushtimin dhe punën e bërë që këto punime të kryhen  sa më shpejt të jetë e mundur.

Ademi: Ky stadium i ka munguar Kosovës dhe sidomos Prishtinës

“Kjo është një kënaqësi që po ndodhë një mrekulli që po ndodh për futbollin të cilën faktikisht jashtëzakonisht me përkushtim të madhe  ka bërë i gjithë shteti posaçërisht ministri cili është këtu dhe shfrytëzoj rastin që në emrin tim dhe Komitetit Ekzekutiv ta falënderoj shumë për përkushtimin e këtij për këtë stadium i cili është kusht për të zhvilluar ndeshjet me ekipet tona nacionale”, pohoi Ademi.

Stadiumi i Prishtinës pritet të jetë i gatshëm në fillim të shtatorit, ndërsa për testim do të zhvillohet një ndeshje me datën 28 Korrik por ka shumë gjasa qe edhe para kësaj date të zhvillohet edhe një ndeshje për testim mes fytyrave të njohura publike të Kosovës.

Ndërsa emri i Stadiumit pritet të jetë Fadil Vokrri, por ata të cilët do të vendosin janë Kuvendi i Komunës pasi që prona e këtij stadiumi i takon pikërisht Komunës së Prishtinës.

Ministri Gashi viziton Stadiumin e Prishtinës (Drejtpërdrejt)

Ministri Kujtim Gashi dhe kryetari i FFK-së Agim Ademi po qëndrojnë në Stadiumin e Prishtinës për të inspektuar punimet.

Gashi më herët vizitoi FFK-në për të uruar Ademin për marrjen e drejtimit të Federatës.

Ministri Gashi viziton FFK-në dhe inspekton punimet në stadiumin e Prishtinës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi sot do të vizitojë Federatën e Futbollit të Kosovës, ku do ta takojë kryetarin e ri të FFK-së, Agim Ademi, për ta uruar për marrjen e detyrës.

Pas kësaj vizite, në orën 10:30, Ministri Gashi dhe kryetari Ademi do të qëndrojnë në Stadiumin e Prishtinës për të inspektuar punimet në stadium. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat