Dy boksierët që kanë pushtuar mediat ditëve të fundit me komentet drejtuar njëri tjetrit duket se janë afër ballafaqimit.
Së fundmi shte Deontay ai i cili deklaroi se “Wilder vs Fury” do të ndodh brenda këtij viti. “Nuk ka ndonjë pikëpyetje, do ta sfidoj këtë vit” ka thënë kampioni i WBC.
“Sapo ai ta tejkaloj Pianetan, do ti kërkoj të ndeshemi. Bëhu gati, po vij për ty (Fury)” vazhdoi boksieri amerikan.
Diskutimet Fury – Wilder duket se e kanë lënë paksa larg mediave Anthony Joshuan, i cili ndeshjen e rradhës do ta zhvilloj kundër Alexander Povetkin.