Pas pritjeve të gjata, qytetarët thyejnë dyert e pikës ku shiten biletat
Një numër i madh i qytetarëve kanë shprehur interesim për tu pajisur me bileta, për ndeshjen qe Kombëtarja e Kosovës e zhvillon me Maltën.
Dy pikat ku janë duke u shitur biletat, raportohet se ka pasur edhe incidente me ç`rast qytetarët kanë thyer dyert e pikës së Ipkos në Pejton.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët kanë ndërhyrë për të qetësuar masën.
Burime të medias mësojnë se aty është parë edhe një autoambulancë.