Gërguri tërhiqet: Personat zyrtarë nuk mund të zgjedhën me vota apo shoqëri 

Volejboll

Gërguri tërhiqet: Personat zyrtarë nuk mund të zgjedhën me vota apo shoqëri 

Nga: K. Goca Më: 11 maj 2023 Në ora: 14:43
Lulzim Gërguri

Kontribues i madh i volejbollit, Lulzim Gërguri, shpreh hapur pakënaqësitë që ka me organet përkatëse në Federatën e Volejbollit ë Kosovës.  

Gërguri tërhiqet nga aktivitetet e volejbollit, duke treguar arsyet e tij. 

“Personat zyrtarë (referët, vëzhguesit) nuk mund të zgjedhën me vota apo jarani.  

Janë organet Profesionale që e certifikojnë një refer apo vëzhgues në bazë të kritereve të parapara ku kriteri primarë është njohja dhe zbatimi i Rregulloreve në bazë të cilave organizohen dhe zhvillohen garat.

Caktimi i vëzhgueseve në mënyrë arbitrare dhe pa plotësimin e asnjë kriteri është shkelje e rëndë që e vënë në dyshim edhe tërë rregullsinë e garave.

Duke mos dashtë që në asnjë mënyrë të lidhet emri ime me shkelje dhe keqpërdorime të asnjë lloji deklaroj tërheqjen time nga  aktivitetet e FVK”, ka bërë të ditur Lulzim Gërguri, vëzhgues ndërkombëtar. 

Gërguri ka qenë një kohë të gjatë Komesar i Garave dhe në Komisionin e Garave po ashtu ish volejbollist i shquar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat