Kosova mposhtet në çerekfinale

Volejboll

Kosova mposhtet në çerekfinale

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 18:58
Kosova mposhtet në çerekfinale

Kombëtarja e Kosovës, meshkujt, është mposhtur në ndeshjen çerekfinale të Kampionatit Ballkanik te volejbollit në rërë, pas një rrugëtimi impresiv në këtë garë ku morën pjesë ekipet më të forta nga Ballkani dhe jo vetëm.

Dyshja Ermal Maliqi/Erion Bajrami u mposht nga çifti moldave Bobcis/Korsakov, me rezultat 2-1 (21-18, 14-21, 8-15).

Ishte një tjetër paraqitje dinjitoze nga "Dardanët", të cilët madje arritën të fitojnë setin e parë, por nuk arritën të qëndrojnë konsistentë në dy setet tjerë ndaj një kundërshtari shumë të fortë.

Ekipi tash kthehet në Kosovë pas një super eksperience nga një kampionat prestigjioz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat