Hajdaraj mendon ta befasojnë ekipin zviceran në Champions

Volejboll

Hajdaraj mendon ta befasojnë ekipin zviceran në Champions

Nga: Kemajl Goca Më: 7 korrik 2016 Në ora: 17:22
KV Besa

Besa e Pejës prej kohe e ka të njohur kundërshtarin në Champions League në volejboll në konkurrencën e meshkujve, ku ballafaqohen me ekipin nga Zvicra, “Volley Amriswil”.  Është një skuadër e fortë, por pejanët do të mundohen të përgatiten maksimalisht deri te zhvillimi i kësaj sfide, e para për ta në histori të Champions Leagues. Volejbollisti më i mirë në Kosovë, Bardhyl Hajdaraj, anëtar i kampionit Besa, thotë se në sport nuk luajnë emrat por veçohet puna e mirë në grup. Sa keni njohuri për ekipin “Volley Amriswil”? “Me të dëgjuara po flas, sepse nuk e njoh dhe si kam parë kurrë, por e di që janë kampion dhe klub ndër më të mirët e Zvicrës dhe që shtetin e ka përfaqësuar më së miri në garat evropiane. Me përforcime cilësore unë mendoj që do të mundohemi të bëjmë lojën tonë edhe pse jo t’i befasojmë. Sot në sport nuk luajnë emrat por puna e mirë në grup dhe forma ekipore”, tha Hajdaraj për gazetën kombëtare “Bota sot”. Ai mendon se do të kenë një ekip të fortë. “Mendoj se do të kemi ekip të fortë edhe pse ende s’ka lëvizje nga sponsorët, me një fjalë nga sport-përkrahësit që e lehtësojnë edhe ardhjen e lojtarëve cilësor nga jashtë. Përndryshe do të dështohet edhe do të jetë problem të rinisemi si sport i volejbollit”, shpreh optimizmin Hajdaraj. Çka e veçon KV Besën? “E veçon një qytet që e ka ne gjak volejbollin dhe do të jetë shumë më lehtë për ne si shtet edhe si federatë ta përfaqësojmë jashtë vendit. Përpara ka qenë e vështirë t’i mbledhësh gjithë të mirët e Kosovës në një ekip, ndërsa tani Peja është ajka kryesore e këtij sporti, edhe me afrimin e disa elementeve të mira nga skuadrat tjera ne do të kompletohemi edhe do të bëhemi si një lloj përfaqësuese”, theksoi Hajdaraj. Hajradaj theksoi se në asnjë mënyrë nuk ndihen në emocione që do të luajnë në garat e Champions Leagues. “Përkundrazi jam shumë i lumtur që do të kemi mundësi të luajmë në një nivel më të lart dhe ta tregojmë veten dhe punën tonë. Prej meje pritet shumë, por e kam më lehtë se të tjerët. Po u bë mbrojtja që është më vështirë, unë sulmin do ta bëj, jam i bindur. Ekipin e veçon edhe puna e mirë në grup e kryesisë dhe e lojtarëve”, thotë Hajdaraj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat