Volejboll meshkuj, Partizani-Tirana ngre siparin e sezonit

Volejboll

Volejboll meshkuj, Partizani-Tirana ngre siparin e sezonit

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 00:17
Erlind Pëllumbi

Derbi Partizani – Tirana në volejboll për meshkuj është sfida e duhur për të ngritur siparin e sezonit të ri, pas një pune këmbëngulëse nga ana Federatës Shqiptare të Volejbollit për rritjen e cilësisë sportive gjatë 2015-2016-ës. Në “Asllan Rusi” dy skuadrat e kryeqytetit do të rikthejnë emocionet e një përplasjeje klasike, që vjen si një reklamë për një kampionat të bukur dhe të luftuar deri në garat e fundit.  Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, siguron se është e vështirë të bësh një parashikim, pasi skuadrat pjesëmarrëse nuk kanë shumë diferenca në nivel.

Me interes shumë të madh për Federatë e Volejbollit, sipas presidendit Pëllumbi është hapja e akademisë së volejbollit dhe krijimi i ekipeve zinxhir tek skuadrat pjesëmarrëse në kampionat.

Nga organizimi i kampionateve kombëtare, te pjesëmarrja në eventet ndërkombëtare. Sipas Pëllumbit është shumë e rëndësishme ekipet kombëtare të volejbollit të fitojnë eksperiencë nëpërpjet përballjeve me kundërshtarët euroiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat