Prenga: Pamë veten ku jemi në Evropë

Volejboll

Prenga: Pamë veten ku jemi në Evropë

Nga: Kemajl Goca Më: 31 janar 2017 Në ora: 19:47
Adelajda Prenga

Adelajda Prenga, volejbollistja më e mirë në Kosovë e shpallur nga Federata e Volejbollit e Kosovës, është krenare që luan për kampionen Dritën nga Gjilani. Adelajda një periudhë ka qenë pjesë e kombëtares së Shqipërisë, tani përfaqëson Kosovën, pasi është shtetase e saj.  Ajo në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot” shprehet se nuk është pishman që është larguar nga Kampionati i Shqipërisë, për faktin se po kalon periudhë të shkëlqyeshme në Kosovë. Ndryshe, ajo është e martuar me trajnerin e Dritës, Lorik Ilazin.

“Bota sot”: Vjen nga Shqipëria, tani shtetase e Kosovës, për herë të parë fituat çmimin Volejbollistja e Vitit në vendin tonë, a e keni pritur ndonjëherë këtë epitet?

Adelajda Prenga: Edhe e prisja edhe jo. E prisja sepse kam punuar shumë edhe u gëzova që u shpërblye puna ime. Se prisja, se mendova nuk do të jenë shumë realist në pikët e dhëna.

“Bota sot”: A jeni pishman që u larguat nga Kampionati Shqiptar për atë të Kosovës?

Adelajda Prenga: Nuk jam pishman për Kampionatin e Shqipërisë, absolutisht, për kombëtaren e Shqipërisë po. Edhe pse vjet isha në listën e përfaqësueses së Shqipërisë por rregullat e pasaportës së Kosovës për të luajtur si vendore në Kosovë ishin të tilla. Për mua ka rëndësi të punoj shumë edhe këtu në kombëtaren e Kosovës, të jap maksimumin tim ashtu siç e kam dhënë te kombëtarja e Shqipërisë. Në fund të fundit ne jemi një.

“Bota sot”: Të mungojnë motrat Arjola e Amarilda në Dritë?

Adelajda Prenga: Sinqerisht shumë. Mund të them që ka qenë viti më i bukur deri me tani në karrierën time sportive. Është ndjenjë e veçantë të luash me Amarildën e Arjolën, ato janë një shkollë në vete. Shoqet e mia të ekipit duhet të ndjehen ose ndoshta janë ndier krenare edhe të privilegjuara që i kanë pasur në ekip Amarildën dhe Arjolën. E kam pasur gjithmonë të vështirë të flas për to duke qenë se janë motrat e mia. Unë jam me fat që i kam.

“Bota sot”: A mendoni se motrat Prenga e ngritën Dritën në nivelin më të lartë dhe a është meritë e tyre?

Adelajda Prenga:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat