Vllaznia fiton finalen e parë me Studentin

Volejboll

Vllaznia fiton finalen e parë me Studentin

Më: 22 prill 2017 Në ora: 01:55
Vllaznia

Vllaznia triumfon në finalen e parë të volejbollit për meshkuj. Ekipi shkodran ka arritur një fitore të merituar përballë Studentit në “Asllan Rusi” duke fituar 3-1 me sete, pavarësisht se humbi setin e parë përballë kampionëve në fuqi. Sfida në kryeqytet ishte shumë emocionuese, me Vllazninë që tregoi ashtu si ndaj Partizanit në gjysëmfinale se është një skuadër shumë e përgatitur teknikisht dhe fizikisht. Studenti arriti falë përvojës të fitojë setin e parë 25-21, me Vllazninë që ishte disa herë në epërsi por nuk mundi dot ta ruajë atë. Gjithsesi në setin e dytëm ekipi shkodran arriti të barazojë setet me rezultatin 25-23, ndërsa seti i tretë ishte shumë i thjesht për Vllazninë që fitoi 25-16. Në setin e katërt, Studenti luftoi për cdo pikë, por dëshira e ekipit shkodran bëri që Vllaznia të mbyllë krejt takimin me një 25-23 dhe 3-1 me sete. Një hap i rëndësishëm drejt titullit për shkodranët, por gjithsesi trajneri Mark Kroqi qëndron me këmbë në tokë. Ndërkohë trajneri i Studentit, Arben Sako vlerësoi paraqitjen e kundërshtarit duke theksuar se në ndeshjen e dytë që do të luhet në Shkodër më 25 prill në parket do të jetë një Student krejt tjetër.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat