Kombëtarja e meshkujve shkëlqen ndaj Azerbajxhanit

Volejboll

Kombëtarja e meshkujve shkëlqen ndaj Azerbajxhanit

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 05:55
Voley

Kombetarja Shqiptare ne volejboll per meshkuj ka marre nje fitore te madhe, 3-1 kunder Azerbajxhanit ne kualifikueset per Europa League. Ne turneun qe po zhvillohet ne Shkup, kuqezinjte e drejtuar nga Jani Melka kane luajtur ndeshjen me te mire ne kete kompeticion duke merituar fitoren e dyte, pas asaj me Suedine.

Ne setin e pare, dominimi i kombetares sone eshte nga fillimi dhe deri ne fund, duke qene vazhdimisht ne kryesim. Barazimi i vetem ne kete set vjen ne 22-22, por ne kete moment eshte eksperienca e Xhelatit qe mbyll llogarite ne 25-22. Ne setin e dyte e nisim mire duke kryesuar deri ne 4-3, me pas vuajme dhe azerbajxhanasit kryesojne deri ne 16-19. Ne kete moment del ne skene kapiteni Husaj me klasin e tij, qe shenon nga cdo pozicion dhe na udheheq ne kryesimin 23-19. Piket e fundit vijne me veshtiresi, por fitorja eshte e padiskutueshme, duke mbyllur gjithcka 25-22.

Ne avantazhin 2-0 gjithcka dukej e siguruar, por ndoshta nje lloj euforie apo lodhje fizike, pasojne gabime te shumta ne setin e trete. Kundershtaret perfitojne dhe fitojne pike te rendesishme. Nderhyrjet dhe zevendesimet e trajnerit Melka nuk mjaftojne dhe do ta humbasim kete set 17-25. Seti i katert do te rezultoje nje dominim total i volejbollisteve tane, qe kryesojne nga rezultati 3-2 dhe fale klasit te Husajt dhe vrullit te Kocit dhe Qafarenes dhe organizimit te Deliut do te fitojne kete set me rezultain e thelle 25-10 dhe gjithe takimin 3-1.

Dy fitoret e arritura ne kete turne jane nje sukses i madh per volejbollin tone, qe pas nje periudhe te gjate me problem ne kete sport duket se ka gjetur korsine e duhur per t’u rikthyer ne vendin qe i takon. E gjitha kjo bazuar tek nje kujdes i shtuar i federates se volejbollit, nje drejtimi teknik profesional nga Jani Melka dhe bazuar te nje grup sportitesh ne moshe mesatare te re dhe mbi te gjitha nje shtatlartesi te admirueshme. Nje konfirmim per kete rritje te volejbollit te meshkujve pritet ne takimet e kthimit te kualifikuesve te Europa League, te programuar nga datat 23 dhe 25 Qershor ne “Parkun Olimpik”, ne Tirane dhe ku me siguri salla “Feti Borova” do te ndjej edhe mbeshtetjen e madhe te tifozeve per kombetaren tone te volejbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat