A është Gjilani kryeqytet për volejbolliste?

Volejboll

A është Gjilani kryeqytet për volejbolliste?

Nga: K. Goca Më: 6 korrik 2017 Në ora: 13:35
KV Drita para luftës

Qyteti i Gjilanit në vitet e fundit ka më së shumti volejbolliste madje edhe më të bukura nga volejbollistet e klubeve të tjera, kështu konsiderojnë disa nga njohësit e këtij sporti. Vite me radhë ka pasur emra të shquar të këtij sporti, si Makfire Brestovci, Feime Shala, Kadrije Tosuni, Vlora e Flutura Hasani, Mimoza Shkodra, Edona Gjinolli, Ganimete Gërbovci,  Arijana Berisha etj. Në fakt, a është Gjilani kryeqytet për volejbolliste cilësore dhe për bukuri që ka dhënë për vite të tëra? Por një e dhënë interesante është se me gjithë që ka pasur një numër të madh të volejbollisteve, në dy vjetët e fundit është kampione e Kosovës, pasi që më herët dominuan Kastrioti i Ferizajt, Mabetexi i Prishtinës, Gjinoci etj. sa për bukuri një periudhë flitet se primatin e ka mbajtur Makrfire Brestovci, Mimoza Shkodra, Vlora Hasani, Ganimete Gërbovci etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat