Kajtazi: Kush nuk është, edhe pa të bëhet!

Volejboll

Kajtazi: Kush nuk është, edhe pa të bëhet!

Nga: Kemajl Goca Më: 18 korrik 2017 Në ora: 19:07
Xhavit Kajtazi

Xhavit Kajtazi, trajner i Prishtina Vollej (meshkujt), është kritikë në një mënyrë, për faktin se disa prej kombëtareve nuk morën pjesë në Kampionatin Ballkanik për grup-moshat e reja, që u mbajt në Prishtinë. “Se çfarë cilësie ka Kampionati Ballkanik i volejbollit për meshkuj U-20, vlerësoni ju vetë. Po marrin pjesë Turqia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova. Mungojnë, thjeshtë për shkaqe politikë dhe jo vetëm, Bullgaria, Rumania, Greqia, Serbia, IRJ e Maqedonisë, Bosnja e Hercegovina dhe Moldavia. Po këto mungesa shtetesh pjesëmarrëse i patëm edhe tek femrat U-18, me një shtet me shumë - IRJ e Maqedonisë, që mori pjesë në këtë shfaqje. Megjithatë, kush nuk është, edhe pa të bëhet! Kështu që suksesi i kombëtares së Kosovës në konkurrencën e femrave dhe i kombëtares së Shqipërisë në atë të meshkujve, kurrsesi nuk mund të nënvlerësohet.

Përkundrazi. Pati episode të bukura. Ajo që më habiti, ishte mungesa e shikuesve. Nuk e di nëse vapa e madhe ka qenë pengesë e kësaj mungese, por kjo la shumë për të dëshiruar”, tha Kajtazi. Nuk ishin më të mirët, kjo e zbeh në një formë? “Sigurisht që po, të merrnin pjesë edhe shtetet që munguan, renditja përfundimtare do të kishte tërësisht tjetër pamje”, përgjigjet ai. Kosova U-18 për femrat fitoi medaljen e bronztë, mund t'i gëzohem kësaj medalje? “Me një kujdes dhe përkushtim më këmbëngulës, Kosova ka mundur të bëjë edhe më shumë se kaq. Edhe vendi tretë është për t'iu gëzuar të gjithë. Kështu, ngadalë po e krijojmë përvojën, e cila garë pas gare do të jep frytet edhe më të mira”, thotë Kajtazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat