Djemtë dhe vajzat dëshmojnë ‘muskujt’ në beachvoley

Volejboll

Djemtë dhe vajzat dëshmojnë ‘muskujt’ në beachvoley

Nga: K. Goca Më: 19 korrik 2017 Në ora: 13:20
Lorik Zejnullahu, Endrit Jashari, Adriatik Berisha, Valmir Demi, Edmond Drenogllava e Art Tërstena

Si gjithmonë muajit e verës, pra në korrik e gusht, si në Kosovë, po ashtu edhe në shtetet e rajonit, vlojnë nga organizimet e ndryshme të garave të beachvolejt, apo siç njihet si volejbolli në rërë. Vasha e djelmosha tanë po tregojnë cilësitë e tyre. Në fakt, është një nga sportet që pëlqehet shumë sidomos nga gjeneratat e reja dhe nga një bukuri në vete. Sidomos të vajzat ku shihet edhe bukuria e tyre, kurse djemtë tregojnë muskujt.

"Është mbajtur Kampionati i Kosovës në Beach Volley U-20, në të dyja konkurrencat. Përderisa te meshkujt gara është mbajtur në Lipjan në pishinën’ Erza’, femrat ndeshjet i kanë zhvilluar në pishinën ‘Matoshi’ në Ferizaj. Në konkurrencën e meshkujve kanë marrë pjesë 8 ekipe, ndërsa në atë të femrave 11 sosh.  Pas shumë ndeshjeve interesante u shpallën edhe qiftet kampione.

Në konkurrencën e femrave dyshja fituese u shpall Valmira Ramadani dhe Erona Mahmuti nga ekipi i Kastriotit - Ferizaj, kurse të meshkujt këtë epitet e fituan dyshja Adriatik Berisha dhe Valmir Demi, dyshe e kombinuar nga ekipi i Drenicës, respektivisht i Prishtinës. Federata e Volejbollit në fund të kampionatit ka shpërblyer fituesit me kupa dhe medalje", bëhet e ditur nga FVK.

Renditja përfundimtare, femrat

1. Valmira Ramadani - Erona Mahmuti

2. Julinda Idrizi - Rinesa Hasani

3. Venera Kadriu - Lorina Mehmeti

Renditja përfundimtare, meshkujt

1. Adriatik Berisha - Valmir Demi

2. Edmond Drenogllava - Art Tërstena

3. Lorik Zejnullahu - Endrit Jashari

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat