Nesër në Durrës do të filloj Kampionati Ballkanik në beachvolley në të dyja konkurrencat (femra dhe meshkuj) për seniorë.
Kampionati do të zhvillohet për tri ditë me radhë, ku ditën e tretë do të zhvillohen ndeshjet finale.
Kosova do të përfaqësohet me dy ekipe, një në konkurencen e femrave dhe një në atë të meshkujve.
Në konkurrencën e femrave Kosova përfaqësohet nga Vildane Jashari dhe Valmira Ramadani, ndërsa në atë te meshkujve nga Armend Berisha dhe Faton Mustafa.