Husaj refuzoi ofertat nga klubet e Francës dhe të Argjentinës - Bota Sot
Husaj refuzoi ofertat nga klubet e Francës dhe të Argjentinës

Volejboll

E hënë, 11 dhjetor 2017

Husaj refuzoi ofertat nga klubet e Francës dhe të Argjentinës

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shtator 2017 Në ora: 15:09
Husaj

Volejbollisti nga Kosova, Gazmend Husaj, po shijon ditët më të mira në fanellën e klubit turk, “Inegol Belediyespor”. Reprezentuesi i Shqipërisë është në formën më të mirë të mundshme dhe është i lumtur që me klubin turk “Inegol Belediyespor” janë kampion të Ballkanit për klube.  “Inegol Belediyespor” ka qenë më i mirë në finale se CSM nga Bukureshti, duke e mposhtur me rezultat 3:1. Husaj luan në pozitën e pranuesit, i cili ka pasur disa oferta të mira jashtë Turqisë, por tregon se cilat ishin arsyet që i refuzoi.

“Bota sot”: Skuadra e “Inegol Belediyespor” është kampion i Ballkanit për klube, a ishte rrugë e vështirë deri te ky sukses?

Gazmend Husaj: Kemi qenë mjaft të përgatitur për këtë Kupë. Me një përkushtim dhe angazhim nga të gjithë ia dolëm. Kemi qenë pak me favoritë dhe sigurisht kaloj pa befasi.

“Bota sot”: Në finale u përballët me CSM nga Bukureshti, çfarë e veçojë ekipin tuaj?

Gazmend Husaj: Ishim më të mirë në të gjitha aspektet. Një ulje të lojës e patëm në setin e dytë që na u imponua nga loja e ekipit kundërshtar! Kurse në vazhdim ne bëmë punën tonë dhe e mbyllem ndeshjen ashtu siç duhet. U munduan të na befasojnë në disa periudha të lojës, por ishim më të mirë dhe iu kundërpërgjigjem me të njëjtën mënyrë duke e mbyllë edhe ndeshjen me 3:1 me sete.

“Bota sot”:  Cili ka qenë rivali më i vështirë?

Gazmend Husaj: Të them të drejtën, kemi qenë ekip më i përgatitur se të gjithë pjesëmarrësit. Ekip më të fortë e pamë ekipin nga Rumania që me plot meritë doli në finale. Me meritë e fituam, ishim ne ata që dolëm kampion.

“Bota sot”: A është sukses më i madh në karrierën tuaj si volejbollist?

Gazmend Husaj: Mendoj që fitimi i Kupës së Italisë me “Copra Piacenza” ka me shumë vlerë për mua, por edhe ky ka vlerën e veçantë. Kurse Kupën Ballkanike e fitoj për dytën herë, pasi tre vite me parë kemi fituar edhe me ekipin e “Maliye Milli Piyangos”.

“Bota sot”: Cilat janë synimet e skuadrës për edicionin e ri?

Gazmend Husaj: Javën që vjen fillojmë rrugëtimin në Ligën e Turqisë kundër ekipit kampion “Halkbank”. Po ashtu jemi pjesëmarrës në ligat e Evropës me saktësisht ne Challenge, ku në ndeshjen e parë na pret ekipi “Olimpiacos” nga Greqia, por e kemi edhe Kupën e Turqisë. Ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën në të gjitha. Jemi një grup mjaft i mirë dhe me angazhim mund t’ia dalim. Matematikat do të mundohemi t’i bëjmë pas çdo ndeshje.

“Bota sot”: Cilat skuadra i llogaritë se janë në luftë për titull në Turqi?

Gazmend Husaj: Pothuajse të gjitha janë në këtë garë. Me pak befasi çdo njëra mund të ia dalë. Unë pak me shumë do veçoja “Ziraat Bankasi” këtë vit. Kanë bërë një afat kalimtar mjaft të mirë.

“Bota sot”: A jeni i kënaqur me kushtet dhe a keni pasur oferta nga klubet jashtë Turqisë?

Gazmend Husaj: Jam shumë i kënaqur me kushtet këtu. Para se të vazhdoj kontratën me ekipin turk, isha shume afër të transferohem mes Francës dhe Argjentinës. Por ekipi këtu insistoj dhe me bindi që edhe një vit të vazhdoj të jem pjesë e projektit të klubit.

“Bota sot”: Çfarë iu mungon aktualisht?

Gazmend Husaj: Si ekip na mungon pak eksperiencë në disa pozita, pasi kemi disa lojtar të ri të ofruar këtë vit dhe jo me shumë paraqitje në ligën turke.  Me fillimin e ndeshjeve besoj se do të komponohemi edhe më mirë.

“Bota sot”: Si e sheh volejbollin në Kosovë, ka ngritje apo stagnim?

Gazmend Husaj: Nuk shoh ndonjë ndryshim, të them të drejtën pas atyre paraqitjeve në kualifikime. Çdo gjë u mbyll me aq. Duhet të këtë angazhim edhe më të madh nga të gjithë. Me shpresë që ky kampionat të ketë sa më shumë kualitet, rivalitet dhe me pak probleme. Sigurisht është pak herët që të jepet një vlerësim përfundimtar, do të shohim çka do të na sjellë kjo sezon. Suksese të gjithë sportistëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test