Hallakamë në volejboll, japin dorëheqje Bordi i FVK-së - Bota Sot
Hallakamë në volejboll, japin dorëheqje Bordi i FVK-së

Volejboll

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Hallakamë në volejboll, japin dorëheqje Bordi i FVK-së

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shtator 2017 Në ora: 16:52
Letra

Ka kohë që gjërat nuk shkojnë ashtu si duhet në volejbollin e Kosovës.  Përveç Abedin Ibrahimit, kryetar dhe Isuf Bytyçit, anëtar, japin dorëheqje të gjithë nga Bordi i FVK-së. FVK është shumë afër zgjedhjeve të reja dhe pothuajse edhe të papritura.  Brenda FVK-së nuk duan ta komentojnë shkresën që u dorëzua me nënshkrimet e dy nënkryetarëve dhe pesë anëtarëve të Bordit, ku jepej arsyetimi pse japin dorëheqje nga ky asociacion. Blerim Gërguri, nënkryetar i Bordit të FVK-së, Feime Shala, nënkryetare; Abedin Mehani anëtar; Kristina Lazri anëtare; Alban Brajshori anëtar, Naim Lakna anëtar e Milot Podvorica anëtar; japin dorëheqje.  “Duke marrë parasysh gjendjen e krijuar në Federatën e Volejbollit të Kosovës: keqmenaxhimit të Federatës, mosraportimit, shpërfilljes së Bordit nga ana e kryetarit të Federatës, ne anëtarët e Bordit të FVK-së, pas shtjellimit të gjendjes së krijuar në Federatë në përgjithësi, japim dorëheqje nga pozitat të cilat i kemi pranë Bordit të FVK-së”, thuhet në shkresën e anëtarëve të dorëhequr. 

Sipas burimeve brenda FVK-së, gjithçka do të analizohet se si ka ardhur kjo situatë dhe mund të ndodh që nesër dikush të flas për këtë punë. Volejbolli po kalon ditët më të vështira.

 “Konform nenit 20, pika 4 të Statutit të FVK-së, pas dorëheqjes së të gjithë anëtarëve të Bordit, ose të shumicës së tij, Federata shkon në zgjedhje për organet e reja drejtuese të Bordit të FVK-së. I njëjti nen, obligon që të themelohet Këshilli i Përkohshëm Drejtues nga delegatët e Kuvendit. Mirëpo, duke pasur parasysh se Kuvendi zgjedhor do të mbahet brenda dhjetë ditësh, propozojmë këta anëtarë për Këshillin e Përkohshëm Drejtues: Abedin Mehani, Feime Shala, Bahri Gjinovci, Xhavit Mustafa dhe Kristina Lazri”, thuhet në shkresën e cila është nënshkruar nga shtatë anëtarët e Bordit të FVK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test