Dikur e donin, e ledhatonin dhe sot nuk e duan Abedinin! - Bota Sot
Dikur e donin, e ledhatonin dhe sot nuk e duan Abedinin!

Volejboll

E martë, 12 dhjetor 2017

Dikur e donin, e ledhatonin dhe sot nuk e duan Abedinin!

Nga: Kemajl Goca Më: 12 tetor 2017 Në ora: 11:37
Abedin Ibrahimi

Është paralajmëruar se me 13 tetor do t’i dridhet karrigia Abedin Ibrahimit! Është paralajmëruar se me 13 tetor në orën 16.00 do ta shkarkojnë kryetarin e FVK-së, Ibrahimi! Ndërkaq, ky i fundit llogaritë se do ta fitojë votëbesimin dhe në asnjë formë nuk i frikësohet betejës pavarësisht se si do të dalë. “Nuk e kam idenë se cili do të jetë kandidati i ri apo kundërkandidati i Abedin Ibrahimit. Fare nuk merrem me këtë punë, sepse ata që e prunë, e votuan Abedinin, sot e duan shkarkimin e tij”, kështu ka thënë një veprimtar i volejbollit që nuk do t’i përmendet emri. E veçanta është se të dorëhequrit nga Bordi i FVK-së, një kohë ishin një gojë apo një zë me Abedin Ibrahimin, por gjërat ndryshuam shumë shpejt, me të drejtë apo pa të drejtë. A ishte i dëgjueshëm Ibrahimi apo jo, e din ata më së miri që ka ngrënë së bashku në vitet e fundit. Ose ai kreu bordi punët e Abedin Ibrahimit, prapë më së miri e din ata. “Dikur e donin, e ledhatonin dhe sot nuk e  duan për kryetar Abedinin. Nuk e kërkojnë largimin e tij ata që nuk e votuan, por bash ata që e votuan”, thotë një burim. Dikush thotë se tash e tutje do të bëhet edhe më lëmsh në volejbollin e trasuar me vite e vite dhe që ka ikë edhe shikuesi nga palestra. Para pak ditëve, Blerim Gërguri, nënkryetar në dorëheqje  i FVK-së, kishte dërguar një letër për media ku thuhej: “Me daten 20.09.2017 shumica e anëtarëve te Bordit te FVK-se ka dhënë dorëheqje, gjegjësisht shtate nga gjithsej nëntë sa ka numëruar Bordi. Ky veprim tërheq pasojat konform Nenit 20.Pika 4 e Statutit te FVK-se i cili thotë:

4. Në rast të dorëheqjes apo shkarkimit të tërë Bordit, apo shumicës së anëtarëve të tij, Kuvendi do të zgjedhë një trup udhëheqës (Këshilli i Përkohshëm Udhëheqës) nga radha e delegatëve të Kuvendit, të përbërë nga 5 anëtarë, i cili do të kryejë funksionet e Bordit deri në mbledhjen e radhës së Kuvendit, në të cilën do të zgjedhen organet e reja. Afati për mbajtjen e mbledhjes së tillë të Kuvendit nuk mund të jetë më vonë se 90 ditë nga dita e zgjedhjes së trupit punues në fjalë. Në rast të tillë, përgjegjës për mbarëvajtjen e veprimtarisë së Federatës dhe organizimin e Kuvendit janë Këshilli i Përkohshëm Udhëheqës, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës dhe punonjësit e shërbimit administrativ- profesional të saj.

Për ta patur me te qartë se kush janë anëtaret e Bordit, ose organet e Bordit siç thotë ne Nenin 20 Pika 4,i referohemi  Nenit 19 Pika 1,i cili ne mënyrë te prerë e saktëson:

Neni 19

1.  Bordi numëron gjithsej 11 anëtarë dhe përbëhet nga: Kryetari, dy (2) nënkryetarë dhe tetë (8) anëtarë. Kandidati për anëtar te Bordit duhet ti plotësoj këto kushte: a. Të jetë shtetas Kosovar,  b. Të ketë arsim të lart,  c. Të ketë figurë të pastër morale, d. Të mos jetë njëkohësisht trajner,arbitër,vëzhgues,lojtar,kryetar apo sekretar i ndonje klubi, ose pas zgjedhjes si anëtar i Bordit të pezulloj veprimtaritë e lartshënuara.

Andaj rrjedhimisht për momentin FVK-ja është pa Bord Udhëheqës  (Kryetar, Nenkryetar dhe anëtar Bordi),deri ne Mbledhjen e Kuvendit ku do te zgjedhet Këshilli i Përkohshëm Udhëheqës.

Kështu që te gjitha shkresat te cilat iu vijne nga ish kryetari,jane te pavlera dhe pa peshe reale juridike, sepse praj datës 20.09.2017, ate dhe te gjithë anëtarët tjerë te Bordit, vet Statuti i FVK-se i ka liruar nga detyra me te cilën i ka ngarkuar Kuvendi zgjedhor.

Andaj konform Statutit, Sekretari i Përgjithshëm ka qenëe i obliguar te thërret Mbledhjen e Kuvendit për te zgjedhur Këshillin e Përkohshëm Udheheqes, e cila do  te mbahet me datën 13.10.2017 prej orës 16.00”. Në fakt, a po i numëron ditët e fundit Ibrahimit ose do të vazhdojë edhe më shumë me postin si kryetar. Sepse edhe këtu varet krejt se si ka punuar në terren me klube apo sa ka qenë i suksesshëm në fushatën e fundit. Një është e sigurt,  kush e ka lekun e fiton pozitën e kryetarit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test