Lorina një lojtare që premton shumë - Bota Sot
Lorina një lojtare që premton shumë

Volejboll

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Lorina një lojtare që premton shumë

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 13:53
Lorina Mehmeti

Volejbollistja Lorina Mehmeti tani më një lojtare e rëndësishme e klubit të Dritës nga Gjilani, nga ndeshja ne ndeshje po tregon lojëra shumë të mira dhe me sukses po arrin që ta ruaj vendin e titullares në ekip! “Puna dhe përkushtimi janë çelësi i suksesit të Lorinës, e cila qysh tek grupmoshat e reja tregoi që është një punëtore e madhe!

Në vitin 2015/16 juniorët e ekipit tonë arrijnë që të stolisen me titullin kampione të Kosovës, ku Lorina ishte ndër lojtaret kyqe, që së bashku me lojtaret tjera e arritën këtë titull.

Lorina tani me është pjesë e rëndësishme e ekipit të parë dhe me formën që ka treguar në këto ndeshje, do ta ndihmoj shumë ekipin drejt qëllimeve që ka dhe do ta forcoj edhe më shumë vendin e lojtares titullare në ekip”, thuhet nga KV Drita.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test