Pas ekipit në kategorinë e femrave që tanimë për të dytin kampionat është pjesë e elitës së volejbollit të Maqedonisë, në sezonin 2017/2018 në Ligën e Parë të volejbollit vendor do të garon edhe klubi i volejbollit Universiteti i Tetovës në kategorinë e meshkujve. Në prag të fillimit të kampionati në kategorinë e meshkujve, tetovarët zhvilluan edhe një ndeshje kontrolluese. Me këtë rast morëm prononcimin e trajnerit Namikqemal Mustafa.
”Skuadra jonë përherë të parë do të merr pjesë në gara me emrin KV Universiteti i Tetovës. Përgatitjet si një skuadër që është organizua në kohën e fundit, ka nis përgatitjet prej pranverës dikund nga maji, me një ndërprerje gjatë pushimeve verore dhe këto dy muaj në shtator dhe tetor kemi punuar dhe besoj që jemi të gatshëm që të startojmë në Ligën e Parë të Maqedonisë” deklaroi për Art Chanel, Namikqemal Mustafa trajner i KV UT
Klubi i volejbollit Universiteti i Tetovës, debutimin e vetë në Ligën e Parë të Maqedonisë do ta fillon kryesisht me një fond lojtarësh të ri të cilët gjatë fazave përgatitore janë veçuar me talentin dhe dëshira për të luajtur volejboll.
“Pritshmërija ime nga përvoja e gjatë që e kemi në volejboll është që ne këtë vit e kemi të adaptohemi në nivelin e Ligës së Parë, për të cilën besojë se do ta realizojmë”” tha trajneri Mustafa
Njëri ndër lojtarët ekipi që sadopak ka përvojë në elitën e volejbollit vendor është Hamza Veseli i cili nga bashkëlojtarët e vetë është zgjedhur edhe kapiten i ekipit
“ Një falënderim i veçantë UT-së pasi që na mundësoi që të gjithë të marrim një hapë frymëdhënës që do të na sjellin rezultate të reja dhe mendoj se jemi të përgatitur deri diku pasi që ekipi është me lojtarë të ri dhe disa me pak përvojë” deklaroi kapiteni Hamza Veseli
Në mesin e volejbollistëve të ekipit studentor u vërejt edhe skiatori më mirë në vitet e fundit, Dardan Dehari, shkaku i largimit nga skijimi është angazhimi i tij në Universitetin e Tetovës që nuk i mundëson mbajtjen e formës optimele si dhe dëshira për të kontribuar në volejboll.
“Gjithsesi që ne do të kundërvihemi. Në sport gjithçka është relative mendoj se si ekip, si në eksperiencë ashtu edhe në moshë jemi shumë të ri, mirëpo kjo tregon për një jetëgjatësi më të gjatë dhe mendoj që shumë shpejt neve do të ngjitemi në pedestalin më të lartë.” Deklaroi Dardan Dehari, volejbollist i KV Universiteti i Tetovës.
Në kampionatin e ri të volejbollit do të garojnë 9 ekipe KV Universiterti i Tetovës, Strumica, Vesna Probishtip, Vardari, Studenti Shtip, KV Leshok, Liria, Shutova dhe Boreci. Shorti tërhiqet nëse në hapësirat e Federatës së Volejbollit të Maqedonisë.