Pse Gërbovci nuk kthehet trajnere në Gjilan? - Bota Sot
Pse Gërbovci nuk kthehet trajnere në Gjilan?

Volejboll

E diel, 17 dhjetor 2017

Pse Gërbovci nuk kthehet trajnere në Gjilan?

Nga: B.S. Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 17:14
Ganimete Gërbovci

Ish volejbollistja e mirënjohur e Kosovës, Ganimete Gërbovci, e cila ka luajtur në klubet e ndryshme qoftë në Kosovë qoftë edhe në Itali, së fundi edhe trajnere në KV Prishtina F. tregon arsyet pse heziton të kthehet si trajnere në Gjilan dhe të punon me grup-moshat e reja.

“Tash për tash nuk ka mundësi të ndodhë një gjë e tillë, për shkak të obligimeve të mëdha që kam në jetën profesionale.

Gjilani është vendi i zemrës sidomos KV Drita që kam kaluar karrierën më të mirë si e re, por unë jetoj dhe veproj në Prishtinë, kështu që gjasat janë minimale përkundër që kanë shpreh dëshirë prindërit e shumë vashave të talentuara gjilanase”, ka thënë Gërbovci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test