Federata e Volejbollit ka projekt të madh, e cila do të jetë shumë domethënës sidomos për rritjen e nivelit. Kryetari i FVK-së, Abedin Ibrahimi, ka bërë hapin e parë në projektin e shkollave të volejbollit. “Projekti i Shkollave të volejbollit ‘Play Volleyball, Grow with it’ është në fazën finale të fillimit të implementinit të tij. Sot ky projekt ka marrë mbështetjen edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Drejtori i DS Ibër Alaj i ka dhënë mbështetje (garancion) këtij projekti katërvjeçar, duke nënshkruar marrëveshjen me kryetarin e FVK Abedin Ibrahimi.
Ky do të jetë një nga projektet e shumta që Federata e Volejbollit e Kosovës do të implementoj në bashkëpunim me Konfederatën Evropiane të Volejbollit CEV dhe institucionet vendore të sportit”, bëhet e ditur nga FVK.