Konfirmohen 28 raste të virusit Zika në Zvicër

Zvicra

Konfirmohen 28 raste të virusit Zika në Zvicër

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 21:13
Virusi Zika

Në një turist zviceran, i cili arriti nga Xhamajka në Kubë ishte infektuar virusin Zika. Në Zvicër numri i rasteve me virusin zika vazhdon të rritet.

Sipas shifrave të fundit një total prej 28 raste janë regjistruar që nga fillimi i këtij viti. Javën e kaluar, një rast i ri është shtuar, në katër javët e fundit ka pasur pesë raste.

Në fillim të qershorit  ishin vetëm 16 raste me virusin Zika, të cilin e përcollën në Zvicër turistët të cilët udhëtonin nga zonat e rrezikuara. “Në mesin e 28 infektuarve janë edhe disa gra shtatzëna. Të gjithë në trajtim profesional, “tha Daniel Koch për ” Blick “, përcjell albinfo.ch.

Virusi Zika është paraqitur që nga marsi 2016. Virusi mund të shkaktojë deformime të kafkës te foshnjat e palindura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat