Në Gjenevë, Dita e Flamurit dhe 104-vjetori i shtetit shqiptar u kremtua edhe në OKB

Zvicra

Në Gjenevë, Dita e Flamurit dhe 104-vjetori i shtetit shqiptar u kremtua edhe në OKB

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 16:51
Foto nga kremtimi i shqiptareve ne OKB

Dita e Flamurit 28 Nëntori dhe 104 -vjetori i themelimit të shtetit tonë shqiptar pos ndër komunitetet shqiptare në Zvicër, u kremtua edhe në pallatin e OKB-së në Gjenevë, organizuar nga Misoni i përhershëm i Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Misioni shqiptar ka organizuar një pritje për trupën diplomatike edhe komunitetin shqiptar në Gjenevë dhe Zvicër.

Në mesin e shumë ambsadoreve botërore, anëtare të OKB-së dhe aleate të vendit tonë, në këtë mbrëmje kremte ishte ftuar edhe autoitete të kantonit te Gjenves dhe nga konfederat helvetike e Zvicrës si dhe drejtori i përgjithshem i OKB-së z.Michael Møller.

Me këtë rast  ceremonia  nisi me himnin kombëtar, kurse të prashimit i përshëndeti ambasadsorja shqiptare pranë OKB Filloreta Kodra. Ajo fillimisht para mysafirëve i dha një retrospektive zhvillimve në Shqipëri nga koha e Skënderbeut, Nënës Terëzë, shpallja e shtetit shqiptar e deri tek anëtarësimi i vendit tonë në OKB në dhjetor të vitit 1955.

Filloreta Kodra, ambasadore e Shqipërisë në OKB që prej vitit 2012 foli për rolin e Shqipërisë na Ballkan si faktor paqeje dhe stabiliteti.  

 Shqipëria pas anëtaresimit të saj në NATO ajo tashmë është në rrugë te integrimeve evropiane.  Ky vend i vogel me nam te madh është zgjidhur anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut e në të njëjtën kohë Ambasadorja merr postin e zëvendës-presidentes së Këshillit.

Ambasadorja nuk ka hezituar që kohët e fundit ta distancojë Shqipërinë nga disa pozicione radikale në gjirin e Këshillit të të Drejtave të Njeriut, duke mbështetur rezoluta feministe dhe në mbrojtje të minoriteteve. “Vendi ynë është multikultural dhe vendosmërisht i orientuar drejt Evropës”, ka thënë ambasadorja Kodra, përcjell "Presheva jonë"

Pë rolin e Shqipërise kanë folur edhe zyrtarët e lartë të OKB-së si dhe ambsadore e përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Këtë mbrëmje festë me komunitetin shqiptar, ambasadore dhe përfaqesues te larte të OKB-së si dhe miq zviceran edhe me impozonte atmosefrën e bëri koncerti, prezentuar nga artistët  e njohura shqiptare Mimoza Selimi e shoqëruar nga Elona Mathieu dhe Ermira Zyrakja-Piano.

Në fund për mysfirët qe kishin ardhur të festojnë bashakrisht 28 Nëntorin, jubileun e e sivjem të shteti shqiptar para flamurit kombëtar shtrua për ta një aperitiv paralel me të edhe një ekspozitë, ku të pranishjmit pantën rastin të shohin vlerat shqiptare përmes nje ekspozita“ Besa & I Am Your Protector” . Në këtë ekspozitë të piktuarave te larimshme pos figurës së Skënderbeut edhe te Ismasjl Qemallit ishin  ekspozuar edhe figura e Nëne Terezes deri tek ambasadori i parë i OKB-së Fan Noli. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat