Lozana së shpejti me shtatorën e Shën Terezes

Zvicra

Lozana së shpejti me shtatorën e Shën Terezes

Nga: Nexhat HAZIRI Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 11:09
Shtatorja e Shënjtereshës Nënë Tereza, është vepër e skulptorit Agron Bytyqi, ndërsa u financua nga vetëkontributi i mërgimtarëve tanë në kantonin e Vud-it dhe më gjërë.

Komuniteti shqiptar në kantonin e Vud-it në Zvicer,po bënë përgaditjet e fundit për ngritjen e shtatorës së Nënë Terezës, bijës më të madhe të kombit tone, shëntëreshen e mbarë njerzimit,në qytetin e Lozanes

Pra. pikerisht Lozana, e ndodhur përkatësisht në kantonin Vo (Vaud) është kryeqendra e Lojërave Olimpike, thënë ndryshe Kryeqyteti Olimpik, ku e ka selinë Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, ku ndodhet Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit Sportiv, dhe tani me shtatorën e Shën Terezës, do të marrë imazhin e një qyteti hynjor, siq shprehet edhe vetë inicuesi i këtij projekti, veprimtari dhe krytari  LAPSH, në Morzhë, z. Gjergj Prenkoçaj. Nënë Tereza, e cila me jetën dhe veprën e sajë në sherbim të zotit dhe njeriut, e përkushtuar sidomos atyre njerzve të varfër e të margjinalizuar nga pjesa borgjeze e njerzimit, e që e ndjenë dorën dhe zemrën e ngrohtë të kësaj humanistje të madhe, u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë.

Image
Shtatorja e Shën Terezes

Dhe këtë e dëshmon edhe vetë ish presidenti  i SHBA-ve , miku i madh i popullit shqiptar, Bill Clinton, i cili është shprehur në qershor 2002: “Nënë Tereza, ishte e para ajo qe më bëri ta dua kombin shqiptar” Sipas z. Prenkoçaj, shtatorja e Shënjtereshës Nënë Tereza, tash ka arritur në Lozanë, dhe përkohësisht është vendosur në Shtëpinë e Bëmirësisë "Nënë Tereza" në Lozanë .(Maison de charitte Mère Tereza Lausanne). Shtatorja e Shënjtereshës Nënë Tereza, është vepër e skulptorit Agron Bytyqi, përndryshe profesor në Universitetin e Prishtinës, ndërsa u financua nga vetëkontributi i mërgimtarëve tanë në kantonin e Vud-it dhe më gjërë.

Ndërsa lidhur me pjesën e finalizimit të projektit së vendosjes së Shtatorës së Shënjëtereshës Nënë Tereza, z. Prenkoçaj thekson :" Themë se i tërë komuniteti shqiptar dhe ai zvicran po e pretë me padurim  një përgjegjje nga organet gjegjëse komunale të Lozanes për caktimin e vendit se ku do të vendoset ngritja e shtatorës së Nënë Terezës. Në bisedën e fundit që kemi pasur me një zyrtar komunal të Lozanës, z.  David Payot, na është premtuar se së shpejti do të na ftojë në një takim me të gjitha organët komunale dhe kantonale, përgjegjëse për dhënjen e lejes së vendosjes së shtatorës, e që kerkesa jonë ëshrtë që kjo shtatore të vendoset në  shetitoret pranë liqenit të Lozanës". Tutje z. Prenkoçaj ka sqaruar se vonesat për të marrë këtë leje janë edhe të asaj natyre që sipas rregullorës së qytetit të Lozanës, leje të tilla ipen vetëm për përsonalitete të cilat kanë lindur në Lozanë apo që kanë kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë për Komunën e Lozanës.

Mirëpo, sipas tij, zyrtari komunal i Lozanës, z.Payot, ka premtuar se se do të mundohet të bënë një  "miracle" mrekulli për ne komunitetin shqiptar.Përndryshe janë të interesuara disa kisha në Lozanë, që ta pranojnë vendosjen e shtatorës  së Shën Terezës në oborret e kishave të tyre. Për këtë projekt madhështor, i cili do ti bëjë krenar të gjithë komunitetin shqiptar në Zvicer e më gjerë duhet përgëzuar edhe kshillin inicues, ku përpos Gjergj Prenkoçajt, janë edhe mërgimtarët tanë  si, Ibrahim Syla,veprimtar shumëvjeqar në mërgatë dhe ish deputeti i legjislaturës së parë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të periudhës 1992-1997.

Prof. Sabri Alidema, veprimtar i njohur i komunitetit shqiptar,veprimtarja Fatime Kalimashi, veprimtari dhe humanisti Martin Junçaj,veprimtaret Dalip Gashi dhe Cen Kabashi dhe shumë të tjerë, e që në emër të këtij këshilli, z. Prenkoçaj falënderon të gjithë donatorët dhe bashkpunëtorët e tjerë që përkrahen këtë projekt dhe përmes të përditshmës kombëtare "Bota Sot", komunitetit shqiptar në Lozanë, dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë, lexuesve të gazetës, iu uron festat e fundvitit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat