Sot protestohet në Gjenevë për Haradinajn

Zvicra

Sot protestohet në Gjenevë për Haradinajn

Më: 14 janar 2017 Në ora: 08:03
Ramush Haradinaj

Sot në Gjenevë do të mbahet një protestë kundër ndalimit të padrejtë të gjeneralit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, si dhe moslirimit të plotë të tij nga Franca.

Shoqëria “Lëvizja” e konsideron ndalimin dhe mbajtjen nën arrest të Ramush Haradinajt, një akt politik dhe kërkon lirimin e menjëhershëm e të pakusht të tij.

Shoqëria “Lëvizja” e mbështetë këtë protestë legjitime dhe fton të gjithë anëtarët e simpatizantët e saj që t’i bashkohen kësaj proteste.

Protesta fillon nga ora 14:00, në këtë adresën Plaine de Plainpalais CH-1205 Geneve, njofton kryesia e Shoqërisë “Lëvizja” - Dega në Zvicër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat