Qindra shqiptarë në Gjenevë: Francë, mos e dëgjo Beogradin, liro liderin Haradinajn- Je suis pas Charlie!

Zvicra

Qindra shqiptarë në Gjenevë: Francë, mos e dëgjo Beogradin, liro liderin Haradinajn- Je suis pas Charlie!

Më: 14 janar 2017 Në ora: 15:51
Qindra shiqiptarë ne Gjenevë pas arresitmit dhe izolimit te Haradinajt: Nuk jam Charlie ! -Je suis pas Charli!

Ashtu siç  ishte parlajmëruar sot në Gjenevë u mbajt një protestë kundër ndalimit të padrejtë të gjeneralit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, si dhe izolimit te  të tij nga Franca me regjimin e Boegradat. Në protestën e sotme në Gjeneve për ish-kryeministritn e Kosovës Haradinaj morën pjesë qindra shqiptare nga Kantoni i Gjenevës dhe mbare Zvicra.

Protesta nisi me himnin kombëtar dhe marshin e UCK-së ku me pas pasuan brohoritje UCK. Ramush, liri për komandantin , Ramush krejt Kosova, shqiptarë janë me ty! Protestuesit gjate tërë kohës së protestës pas fjalimeve brohoritnin  herë UÇK  e herë Ramush. Kurse në duar mbanin  parulla dhe afishet me mbishkrimet  në  ship, anglisht e frengjisht “Ramush-liri”: “Ramush, Ramush s’ka stabilite pa ty!”, “Liberte pour Hradinaj” “Francë, liro Ramushin, mos u bën  viktimë e manipulimeve serbe”; “Nuk jam Charlie”!, “Je suis pas Charlie” etj.. Protestuesit në duar mbanin kryesisht fotografi te Ramushit si kryeminstër dhe si komandant (me uniformë  të UCK-së) si dhe flamuj shqiptar, të Kosovës, të UCK-së, të Zvicrës dhe NATO-s.

Haradinaj në Gjenevë bashkon shqiptaret e diaspares. Ne protestë u pane shqiptare e anetar te LDK-së, PDK-s dhe ish miq te Hashim Thacit 

Përfaqesuesit nga Shoqëria “Lëvizja” në protestën e sotme  në qendër  të Gjenevës (Plaine de Plainpalais)  konsiderua ndalimin dhe mbajtjen nën arrest të Ramush Haradinajt, një akt politik dhe kërkon lirimin e menjëhershëm e të pakusht të tij. Me pas fjalën  e mori kryetari i degës së AAK-së në Zvicër Mentor Mushkaloj  i cili ka kërkuar lirmin e pakushtëzura të liderit Haradinaj. Ai njëkohesisht ka kritikuar edhe autoritetet e qeverisë së Kosovës për kurthën  e arrestimit të ish-kryeministrit në Francë, të cilët në dialogun e dështuar në Bruksel bën më shumë për serbët se sa për luftëtarë dhe shqiptarët në Kosovë.  Mushkaloj nga AAK në Zvicër para masës po ashtu theksoi se arrestimi lideri Haradinaj është i motivuar politikisht e nxitur nga Boegradi dhe Parisi.

Masës ju drejtua edhe kryetari degës së AAK-së në Gjenevë z. Ilir Koprani. Se pse ptoesta nuk u organizua para OKB-së në Gjenevë liderët e AAK-së për “Presheva Jonë” kane deklaruar se ”nuk ka nevojë para OKBN-së sepse Gjykata ndërkombtarë e saj në Hage e ka liruar dy herë si të pastër, të pafajshëm liderin tonë. Ai ishte edhe bashkëpuntor i devoshëm i NATO-s dhe bashkëpuntor i amerikanëve gjatë bombardimeve të NATO-s në Serbi…”

Haradinaj në Gjenevë bashkon shqiptarët e Diasporës. Në protestën shqiptare e anëtarëve të LDK-së, PDK-ës dhe ish miq të Hashim Thaçit. Në mesin e qindra protestuesëve në Gjeneve sot bashkarisht me një zë shqiptar nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Presheva e Janina kërkuan lirimin e lideri Haradinajt.  Në protestë e sotme në Gjenevë u pa se shiptarët të mund të bashkohen, meqë aty  panë shqiptare e anëtarë të LDK-së, PDK-s dhe ish miq te Hashim Thaçit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat